Ushtria izraelite tha se kishte identifikuar disa “sulme me mortaja” nga Siria dhe po hakmerrej me zjarr artilerie.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë mbrëmjen e kësaj të marte se kishin identifikuar “një numër lëshimesh mortajash nga Siria që synonin tw godisnin Izraelin”, të cilat hynë në territorin e tij “dhe me sa duket ranë në zona të hapura”.
Ai tha se po “përgjigjej me predha artilerie dhe mortajash” që synonin vendet nga kishin nisur lëshimet.
Ka grupe të ndryshme militante shiite të mbështetura nga Irani në Siri, ku ata kanë luftuar përkrah regjimit të Bashar al-Asad në luftën civile të vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Sa kg kokainë qarkullonte në 2006-ën? Gazetari bën llogarinë e “Baronit të drogës”
- Lufta në Izrael/ Masakër në Kfar Aza, gjenden 200 kufoma, mes tyre 40 fëmijë