English

Ushtria izraelite thotë se ka rrethuar plotësisht Rafahun

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ushtria izraelite tha të shtunën se e ka kompletuar rrethimin e qytetit Rafah në Rripin e Gazës, në përpjekje për të marrë nën kontroll sa më shumë pjesë të enklavës palestineze.

- Advertisement -

Izraeli i ka urdhëruar vazhdimisht qindra mijëra palestinezë në Rafah që të largohen, prej se i rifilloi operacionet në Gazë më 18 mars, duke i detyruar ata të shpërngulen në një zonë gjithnjë e më të ngushtë, të kufizuar nga deti.

Më 2 prill, Izraeli njoftoi se ushtria e tij kishte filluar ta merrte nën kontroll një zonë që e quajti Aksi i Moragut, duke iu referuar një vendbanimi të dikurshëm izraelit, që ndodhej mes qyteteve Rafah dhe Han Junis, në jug të Gazës.

Prej atëherë, qindra mijëra palestinezë janë detyruar të ikin nga Rafahu, një zonë prej 60 kilometrash katrorë që kufizohet me Egjiptin në jug.

“Gjatë 24 orëve të fundit, trupat e Divizionit të 36-të përfunduan krijimin e rrugës së Moragut, duke ndarë Rafahun dhe Han Junisin”, tha ushtria të shtunën.

Izraeli e nisi luftën në Gazë pas sulmit të grupit militant palestinez Hamas në jug të Izraeli më 7 tetor 2023, ku u vranë rreth 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen 251 të tjerë, sipas autoriteteve izraelite.

Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?