English

Ushtria libaneze hyn në bazat e Hezbollahut në veri të lumit Litani

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Për herë të parë në histori, ushtria libaneze hyri në bazat e grupit militant libanez Hezbollah në veri të lumit Litani dhe pothuajse përfundoi çmontimin e infrastrukturës së këtij grupi në jug të Libanit, njoftoi sot televizioni libanez Al Jadid.

- Advertisement -

Hizbullahu deri më tani nuk i ka dorëzuar kurrë baza ushtrisë libaneze në veri të lumit Litani.

Televizioni tha se qeveria libaneze do të arrijë një marrëveshje me Hezbollahun në lidhje me çarmatimin gradual të grupit.

Deputeti i Hezbollahut, Hassan Fadlala tha sot se grupi është gati të hyjë në negociata me qeverinë libaneze për një strategji të mbrojtjes kombëtare , me fokus në sigurimin e largimit të trupave izraelite nga territori libanez, raportoi The Times of Israel.

Përplasjet midis Izraelit dhe Hezbollahut përfunduan me një armëpushim në nëntor 2024 që rezultoi në tërheqjen e trupave izraelite, me përjashtim të pesë pozicioneve kyçe pranë kufirit.

Izraeli ka njoftuar se synon t’ua dorëzojë ato pozicione trupave libaneze kur të jetë e sigurt se situata e sigurisë e lejon këtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?