English

Ushtria zvicerane në karantinë pasi ushtari rezulton pozitiv ndaj COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ushtria zvicerane është vënë në karantinë pasi një prej ushtarëve ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.

- Advertisement -

Përmes një deklarate ata thanë se personeli nuk do të lejohet që të lëvizë midis bazave ushtarake në një përpjekje për të shmangur përhapjen e sëmundjes edhe më tej.

Në Zvicër, shërbimi ushtarak është i detyrueshëm më ligj dhe një përqindje e lartë e ushtrisë është e përbërë nga rekrutë.

Si pjesë e sistemit të rekrutimit, ushtarët marrin pjesë në kurse të ndryshme të cilat zgjasin disa ditë.

Ushtari rezultoi pozitiv teksa filloi kursin ditën e hënë, thotë Ushtria Zvicerane përmes një deklarate. Gjatë kontrolleve, ai deklaroi se kishte qenë së fundmi në Milano dhe komandantët ushtarakë vendosën t’i bëjnë një test.

Ushtria konfirmoi se gjendja e tij është e qëndrueshme dhe se tre personat e tjerë që qëndronin në dhomë me të janë vënë në karantinë. Ushtarët e tjerë që kanë pasur kontakt me të janë vënë në karantinë të përkohshme gjatë natës.

Ndërsa, ushtarët e tjerë mund të largohen nga godinat e ushtrisë por jo nga sitet ushtarake, tha një zëdhënës i ushtrisë zvicerane për Agjencinë e Lajmeve Franceze.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?