English

Vajza pilote e Forcës Ajrore: S’më tremb puna, jam përgatitur për çdo gjë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

11 pilotë të rinj do t’i shtohen Forcës Ajrore, pas përfundimit të kursit të përgatitjes së pilotëve ushtarakë helikopteri.

- Advertisement -

Nëntogerja Armela Murati është e vetmja vajzë që është pjesë e këtij grupi të sapodiplomuarish. në një lidhje me emisionin Good Morning Albanians ajo u shpreh se është e gatshme për çdo sfidë që mund t’i ofrojë profesioni, i cili është më i zakonshëm për djemtë.

“Jam shumë e nderuar dhe mendoj se është vendimi më i mirë që kam marrë. Presim t’i shërbejmë atdheut me nder e përkushtim”, thotë pilotja.

Ajo tregoi se djemtë e tjerë në kurs kanë qenë shumë mikpritës duke mos i krijuar asnjë lloj ndenje inferioriteti për faktin se është vajzë. Të qenët vajzë tha Armela nuk të pengon të bësh çfarëdo profesioni, mjafton dëshira dhe puna.

“Unë kam qenë shumë me fat, të gjithë kanë qenë shumë mikpritës s’e kam ndjerë asnjëherë diferencës. Në Farkë ka edhe vajza që punojnë kështu që nuk jam vetëm, kështu që vajza ka në çdo fushë. Më kanë shkruar shumë vajza që më pyesin si ja kam dalë. Mund të them se në çdo profesion mund të arrihet me punë dhe nëse ke dëshirë”, tha pilotja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?