Është bërë virale në rrjetet sociale një video ku një influencer-e (pianiste në profesion) që i mëshon dietës mishngrënëse, argumenton se ata që konsumojnë mish kanë shumë përfitime edhe në anën fiziologjike.
Madje sipas saj nuk kanë nevojë që të përdorin deodorant, parfum, as sapun apo kolinoz për larjen e dhëmbëve. Kjo, sepse mishngrënësit nuk mbajnë aspak aromë të keqe sipas saj. Kombinimi më i mirë madje sipas saj, është mishi dhe gjalpi dhe ajo ka vendosur të ndjekë një dietë 30 ditore.
Ajo quhet Bela, nuk jep shumë të dhëna për veten por do që të njihet sikurse ka edhe profilin ne Instagram, steakandbuttergal dhe në kanalin e saj në youtube ka 118 K.
Konkretisht ajo thotë: “Në kundërshtim me besimin popullor, djersitem më pak, nuk kam erë trupore dhe zero erë të keqe kur ha vetëm mish dhe si rrjedhojë nuk kam nevojë për produkte higjienike!
Sipas saj vendimi më i mirë i jetës sime ishte të le veganizmin dhe të bëhem mishngrënëse. Tani kam qenë në dietë mishngrënëse për 4 vitet e fundit dhe kam shëruar ekzemën, psoriazën, aknet dhe rosacea.
Tani kam një cikël normal pa dhimbje dhe nuk vuaj nga luhatjet e humorit. Nuk vuaj më nga fryrja kronike, varësia nga sheqeri, kujtesa dhe lodhja dhe të gjitha janë për shkak të MISHIT dhe GJALPIT!-tregon ajo në rrjetet sociale.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mazreku: Sheshi “Avni Rustemi”, një ndër pikat më të ndotura në Tiranë
- Korça përfshihet nga reshjet e dëborës