English

Vajzat e Vllaznisë mbërrijnë në Madrid, përballen me skuadrën e Realit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vajzat e Vllaznisë kanë mbërritur në Madrid, ku do të përballen me skuadrën e Realit në ndeshjet e grupit për Champions League.

- Advertisement -

Pas dy humbjeve që kanë pësuar në shtëpi me Paris Saint Germain dhe Chelsean, kjo është ndeshja e fundit në fazën e grupeve. Në një intervistë para ndeshjes, futbollistja Esi Lufo, e angazhuar edhe në Kombëtaren Shqiptare, shprehet se po e presin me padurim këtë ndeshje dhe pavarësisht se është e fundit, janë të motivuara maksimalisht dhe pretendon një një rezultat pozitiv.

E ka cilësuar një eksperiencë të mrekullueshme rrugëtimin e Vllaznisë në Champions League dhe uron që një performancë e tillë, të përsëritet edhe sezonin e ardhshëm.

Për futbollisten Matilda Gjergji ekipi është I ndërgjegjshëm për nivelin e lartë të skuadrës kundështare, por me mbështetjen e drejtuesve të ekipit, tifozerisë dhe sponsorëve, performanca në fushë pritet të jetë e lartë.

Pasditen e së mërkurës, futbollistet e Vllaznisë kanë zhvilluar një seancë stërvitore në stadiumin “alfredo di Stefano”. Në konferencën para ndeshjes, besim te forma fizike e ekipit, shprehën edhe futbollistet Franja dhe Doçi.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×