Shqiptarët janë një popull pijedashës, por fatkeqësisht 4% e kanë tejkaluar normën duke u kthyer në të varur prej alkoolit.
Edhe më problematik është fakti që shumë të rinj e kombinojnë atë me kokainën.
“Trendi është i frikshëm për shkak të interferimit me kokainën. Moshat e reja, moshat e mesme, kanë alkoolin si ndezës, pra si fillim pastaj përdorin kokainë, ky është një trend që prej 6 vitesh është i përhapur. Edhe moshat e mesme që janë prindër, që kanë detyrime familjare dhe në zonat rurale po përdoret alkool dhe kokainë,” –thotë mjeku Shpëtim Doksani.
Alkooli nuk sjell vetëm dëme shëndetësore por edhe në shoqëri, dhe shpesh ata që janë të varur kërkojnë ndihmë kur kuptojnë se kanë prekur fundin.
“Humbin njerëzit e tyre të dashur, probleme me bashëkshorten, bashkejetuesen, fëmijët , probleme ekonomike pasi bashkë me të nis dhe bixhozi bëhet varësia multi. Të gjitha këto janë arsye që ato vijnë,” –tha më tej mjeku.
Për gjatë një viti në shërbimin e toksikologjisë trajtohen mesatarisht 300 persona për varësinën nga alkooli dhe kokaina,por jo të gjithë ja dalin.
Edhe sot në shërbim pa pacientë që e kanë kaluar vijën e kuqe dhe duan të shpëtojnë nga varësia e krijuar.
Studimi të ndryshme por edhe OBSH referon se një gotë verë, një shishe birrë apo 50 mlg alkool, në ditë është norma e lejuar , dhe që quhet konsumim i moderuar. Por eksperti thotë se ky është një kurth.
“Por ka një frikë të madhe sepse rritet toleranca, nëqoftëse e pin cdo ditë ai efekt që ne kërkojmë të jemi pak high nuk na del kjo sasi duam ta rrisim dhe pak, pra është mashtruese.. kështu që gjeja me e mirë është në fundjavë qofte dhe dy gota më shumë por vetëm në fundjavë se aty I bën bllok zhvillimit të varësisë,”-sqaroi mjeku.
Mjeku na shpejgon se alkooli është drogë e lejuar në vetvete, që ngacmon hedhjen e dopaminës në qarkullim dhe për të rritur kënaqësina gjithmonë na bën të duam më shumë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kapen 66 kg marijuanë në Malin e Zi, droga transportohej nga Shqipëria
- Varësia nga droga drejt epidemisë, duhen 12 muaj “izolim” për t’u shkëputur