11% e adoleshentëve raportojnë përdorim problematik të rrjeteve sociale, ndërsa 12% janë në rrezik për varësi nga lojërat dixhitale.
Këto janë të dhënat e fundit të publikuara nga OBSH, e cila jep alarmin për ndikimin negativ të teknologjisë digjitale në shëndetin mendor dhe mirëqënien e adoleshenteve.
Studimi i kryer në 44 vende përfshirë dhe Shqipërinë që përfshiu pothuajse 280,000 adoleshentë të moshave 11, 13 dhe 15 vjeç, nxorri në pah se përqindja e adoleshentëve me përdorim problematik të rrjeteve sociale është rritur nga 7% në vitin 2018 në 11% në vitin 2022.
Të dhënat flasin për 34% të adoleshentëve të cilët luajnë lojëra dixhitale çdo ditë, dhe 22% prej tyre kalojnë të paktën 4 orë duke luajtur në ditët kur angazhohen në lojëra.
Ndërsa shumica e adoleshentëve nuk përjetojnë probleme, 12% janë në rrezik për varësi nga lojërat, me djemtë më të prirur sesa vajzat.
Këto shifra ngrejnë shqetësime të mëdha për ndikimin e teknologjisë dixhitale në shëndetin mendor dhe mirëqenien e adoleshentëve, duke kërkuar veprime të menjëhershme për edukimin dhe ndërgjegjësimin mbi përdorimin e shëndetshëm të këtyre teknologjive.
Tabelë studimi
Përdorimi i rjeteve sociale nga adoleshentët:
Viti 2018 7%
Viti 2022 11%
Përdorimi i lojrave digjitale:
34% luajnë çdo ditë
22% luajnë të paktën 4 orë në ditë
LEXONI GJITHASHTU:
- Investime në teknologji për shëndetin, OBSH: 0.24 $ mund të shpëtojnë 2 milionë jetë
- OBSH: Zemra, kanceri, diabeti, obeziteti shkaktarë për 8,2 mln vdekje në vit