Papa Françesku, që po përballet me pneumoni të dyfishtë, vazhdon të jetë në gjendje kritike për të katërtën ditë me radhë, por gjendja e tij është stabile dhe ai nuk ka pasur kriza të tjera të frymëmarrjes, tha Vatikani më 25 shkurt.
Papa, 88 vjeç, ka kaluar natën e dymbëdhjetë në spitalin Gemelli të Romës, që njëherësh paraqet qëndrimin më të gjatë të tij në spital.
“Kushtet klinike të Atit të Shenjtë vazhdojnë të jenë kritike, por stabile”, u tha në njoftimin e fundit të lëshuar nga Vatikani.
Një zyrtar i Vatikanit, i cili foli në kushte anonimiteti për mediat më herët gjatë së martës tha se Françesku po ushqehet normalisht, po lëvizë në dhomën e tij të spitalit dhe po vazhdon trajtimin. Vatikani po ashtu njoftoi se Françesku është takuar me numrin dy të Kishës, kardinalin Pietro Parolin dhe zëvendësin e Parolinit të hënën.
Në njoftim u tha se ata diskutuan për punë të lëna pezull sa i përket çështjeve që lidhen me shenjtërimin. Vatikani tha po ashtu se disa emërtime të reja kërkojnë miratimin e Papës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë uron shërim të shpejtë për Papa Françeskun
- Në gjendje kritike për jetën, Papa bën thirrje për lutje teksa trajtohet në spital