English

Vatikani njofton ndryshime në rregullat që trajtojnë rastet e abuzimit seksual

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vatikani njoftoi të martën se Papa Françesku ka shfuqizuar rregullat e sekretit të Vatikanit që trajtojnë rastet e abuzimit seksual, përfshirë ato me të miturit, të kryera nga anëtarë të klerit.

- Advertisement -

Papa ka vendosur gjithashtu të ndryshojë mënyrën se si trajtohen rastet e pornografisë me të miturit.

Sipas rregullit të ri, posedimi dhe shpërndarja e imazheve pornografike e të miturve nën moshën 18 vjeç, do të konsiderohet si një nga krimet më të rënda.

Masa e re i lejon Kishës Katolike të dorëzojë tek autoritetet civile dokumente që lidhen me rastet e abuzimit seksual.

Shfuqizimi i të ashtuquajturit “sekreti pontifikal” ndër të tjera lejonë viktimat të informohen për rezultatin e çështjeve të tyre gjyqësore në Vatikan.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?