Shuhen vatrat e zjarrit në ishullin e Sazanit dhe Mirditë, thotë Ministria e Mbrojtjes
Ministria e Mbrojtjes thotë se vatrat e zjarrit në ishullin e Sazanit janë neutralizuar pas operacionit të pandërprerë prej 3 ditësh.
Sipas MM, në operacionin për shuarjen e flakëve në Sazan u përfshinë 122 efektivë të Forcave të Armatosura, 9 mjete, 2 anije. Mëngjesin e së martës nisi ndërhyrja nga ajri përmes avionit Canadair CL 415, i ardhur si mbështetje nga Greqia.
Ndërkaq, 54 efektivë të FA iu bashkuan forcave zjarrfikëse në aksionin për shuarjen e vatrës së zjarrit në njësinë administrative Orosh të Mirditës, bëri me dije MM, duke shmangur përhapjen e flakëve pranë banesave.
LEXONI GJITHASHTU:
- Situata në Ishullin e Sazanit plotësisht nën kontroll, thotë Prefekti i Vlorës
- Greqia sjell avion për shuarjen e flakëve në ishullin e Sazanit