English

Vdekja e 27-vjeçares, Gjykata cakton masën e sigurisë arrest me burg për Altin Çokun

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Altin Çokun i arrestuar 2 ditë më parë për shkaktimin e vetëvrasjes së 27-vjeçares Sibela Abedini.

- Advertisement -

Teksa u pyet në sallën e gjyqit se kush është personi që ka shpërndarë foton intime të 27-vjeçares, që dyshohet se u bë shkak i vetëvrasjes së saj, Çoku mohon ta ketë bërë ai. Ai deklaroi se për të kuptuar kush e ka nxjerrë foton duhen parë mesazhet te telefoni i të ndjerës.

“E kanë nxjerrë shtetas të tjerë foton. Keni mesazhet në telefonin e vajzës. I shpreh ngushëllimet e mia familjes”, tha Çoku teksa u pyet nga gazetarët në gjykatë se kush ishte personi që nxori foton intime të 27-vjeçares që u vetëvra.

Altin Çoku u arrestua nga policia me akuzën se ka shtyrë drejt vetëvrasjes 27-vjeçaren që u hodh nga pallati në Kamëz. 39-vjeçari rezulton një emër i njohur për policinë, në një tjetër rast të dyshuar shantazhi me foto intime ndaj një vajze në Laç.

Çoku është i njohur nga përdoruesit e Tik Tok për videot e tij me gjuhë të denigruese, ku në komunikimet live që ai bën me personazhet e këtij rrjeti, shan dhe përdor fjalor të papërshtatshëm për njerëz të ndryshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?