English

Vdekja e 61 vjeçarit në punë, arrestohet pronari i shpallur në kërkim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një 61-vjeçar i identifikuarr, si Fatmir Haxhiu, humbi jetën pranë një pike të përpunimit të inerteve në fshatin Skuraj. Ngjarja ndodhi ditën e premte, teksa viktima është rrëzuar në pjesët e lavatriçes për përpunimin e inerteve, duke pësuar plagë të rënda.

- Advertisement -

Policia njopftoi sot se ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Kastriot Lleshajt 53-vjeç pasi dyshohet se shtetasi Fatmir Haxhiu u rrëzua si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, në subjektin në pronësi të 53-vjeçarit dhe vëllait të tij. Gjithashtu, dyshohet se shtetasi Kastriot Lleshaj ka hequr pajisjen DVR të kamerave të subjektit, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës së këtij rasti. Pajisja DVR u gjet nga Policia dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për kapjen e bashkëpronarit të subjektit, si dhe të drejtuesit teknik të tij.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 23.11.2024, se gjatë punës në një subjekt në Skuraj, ishte rrëzuar nga lartësia, shtetasi F. H., i cili si pasojë humbi jetën, në spital, ju bëjmë me dije se si rezultat i kontrolleve, Komisariati i Policisë Kurbin kapi dhe ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim, K. Ll., 53 vjeç, banues në Fushë Mamurras. Nga hetimet dyshohet se shtetasi F. H. u rrëzua si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, në subjektin në pronësi të 53-vjeçarit dhe vëllait të tij. Gjithashtu, dyshohet se shtetasi K. Ll. ka hequr pajisjen DVR të kamerave të subjektit, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës së këtij rasti. Pajisja DVR u gjet nga Policia dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për kapjen e bashkëpronarit të subjektit, si dhe të drejtuesit teknik të tij.

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor në fshatin Ishull Lezhë, ju bëjmë me dije se janë kryer veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të shtetasit Tomë Kola 33-vjeç. Automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin J. B.. Gjithashtu, në vijim të verifikimeve ka rezultuar se 33-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. Aktualisht, të dy drejtuesit e automjeteve janë në kujdesin e mjekëve.

Komisariati i Policisë Lezhë vuri në pranga shtetasin E. M., 40 vjeç, banues në Lezhë, pasi në kundërshtim me urdhrin e mbrojtjes, ka shkuar pranë qendrës sociale ku është strehuar bashkëshortja e tij, me të cilën është në proces për zgjidhje të martesës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?