English

Vdekja e 61-vjeçarit, shpallen në kërkim pronarët e pikës së përpunimit të inerteve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një 61-vjeçar i identifikuarr, si Fatmir Haxhiu, ka humbur jetën pranë një pike të përpunimit të inerteve në fshatin Skuraj.

- Advertisement -

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e premte, teksa viktima është rrëzuar në pjesët e lavatriçes për përpunimin e inerteve, duke pësuar plagë të rënda.

Në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim vëllezërit Kasriot Lleshaj, 53 vjeç, Mark Lleshaj, , 59 vjeç, banues në Fush- Mamurras, Kurbin, dhe drejtuesin teknik të pikës së përpunimit të inerteve, Ilirjan Xhixha.

Ata akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi në lavatriçen e zhavorrit në Skuraj, Kurbin në pronësi të dy vëllezërve,  shtetasi F. H., 61 vjeç, banues në Milot, Kurbin, ditën e  djeshme gjatë punës është rrëzuar nga një lartësi dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në Spital, ku ka humbur jetën në orët e vona të mbrëmjes së djeshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?