English

Vdekja e 7-vjeçares, Shabani: Rama burimi i problemeve, të japë dorëheqjen

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Për kryetarin e Nismës Thurjem Endrit Shabani, kryeministri Edi Rama është burimi i problemeve në vend, duke iu referuar ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Himarë, ku një 7-vjeçare u përplas për vdekje nga një skaf që drejtohej nga ish-efektivi. Arjan Tase

- Advertisement -

Ndaj, për këtë arsye, Shabani thotë se Rama duhet të japë dorëheqjen, pasi ka përdorur edhe efektivë të policisë për të mbajtur pushtetin, që sipas tij është i korrptuar.

“Këtu dorëheqjen duhet ta japë Edi Rama, sepse ai është burimi i problemeve. Nëse Edi Rama nuk do ishte i korruptuar, nuk do i përdorte këta njerëz për të ardhur në pushtet, ai do ishte njeriu i parë i interesuar për t’i shkarkuar këta.

Mbetet vetëm në nivele të ulëta sepse në nivele më të larta kanë të tjera marrëdhënie me njëri-tjetrin. E dyta, pse nuk ndodh kjo? Sepse është një shtet i korruptuar. Inspektorët nuk bëhen inspektorë për t’i shërbyer shtetit, bëhen inspektorë për të bërë para për vete”. u shpreh Shabani në një intervistë për “Euronews Albania”.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?