English

Vdekja e ish-ambasadorit gjerman në Tiranë, politika shqiptare mesazhe ngushëllimi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Politika shqiptare ka reaguar pas lajmit për vdekjen e ish-ambasadorit gjerman në Tiranë, Peter Zingraf.

- Advertisement -

Zingraf mbajti këtë post nga viti 2019 deri në vitin 2023 dhe ka ndërruar jetë më 20 maj 2024 pas një sëmundjeje të shkurtër, por të rëndë.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’ kryedemokrati Lulzim Basha, pasi i shprehur ngushëllimet familjarëve e miqve të tij, është shprehur se Zingraf ishte një mik i Shqipërisë që punoi në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të Peter Zingraf, ish-ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, një mik i mirë i Shqipërisë dhe një zyrtar i përkushtuar për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe rrugëtimit europian të Shqipërisë. Emri i Peter Zingraf do të jetë pjesë e panteonit të miqve të Shqipërisë që punuan për Shqipërinë Europiane. Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës, i shpreh ngushellimet më të ndjera familjes, kolegëve dhe popullit gjerman për këtë humbje të madhe. U prehtë në paqen e Zotit!”, ka shkruar Basha.

Po ashtu edhe Meta, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur mirënjohjen për kontributin e Zingraf në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë e Gjermanisë.

“Me trishtim mësova lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-Ambasadorit të Gjermanisë, Peter Zingraf.

Mirënjohje për kontributin e tij të vyer në dobi të zhvillimit dhe forcimit të marrëdhënieve në të gjitha fushat me Gjermaninë, për përshpejtimin e procesit të integrimit të plotë të vendit tonë në BE, si dhe për angazhimin e palodhur për forcimin e demokracisë funksionale, shtetit të së drejtës dhe llogaridhënies në Shqipëri.

Do të ruaj kujtimet dhe vlerësimet më të mira për periudhën që bashkëpunuam së bashku!

Ngushëllime familjes, kolegëve të Ambasada Gjermane Tiranë , si dhe autoriteteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë mike dhe partnere strategjike! 🇦🇱🇩🇪”, ka shkruar Meta.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?