English

Vdekja e Liam Payne, gjykatësi argjentinas akuzon pesë persona

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një gjykatës në Argjentinë ka nënshkruar akuzat kundër pesë personave në lidhje me vdekjen tragjike të ish-yllit të popit të One Direction, Liam Payne.

- Advertisement -

Sipas mediave të huaja, dy nga të akuzuarit ndodhen në burg për shkak se I kishin dhënë Payne drogë, përpara vdekjes së tij.

Raportet e autopsisë gjetën alkool dhe kokainë në organizmin e këngëtarit 31-vjeçar në momentin e vdekjes së tij.

Mësohet se të dy punonin në hotelin ku ylli I popit u gjet I vrarë.

Tre të tjerë u akuzuan për vrasje. Një biznesmen që kishte shoqëruar Payne në Argjentinë gjatë udhëtimit të tij dhe dy menaxherët e hotelit.

Payne, i cili ishte britanik, ra nga ballkoni i dhomës së tij në katin e tretë të hotelit të tij në lagjen e pasur të Palermos.

Autopsia e tij konfirmoi shkakun e vdekjes së tij si gjakderdhje e jashtme nga lëndimet e shumta të marra nga përplasja, gjakderdhja e jashtme dhe trauma.

Autopsia përjashtoi gjithashtu vetëlëndimin dhe ndërhyrjen fizike të të tjerëve si shkaqe të tjera të mundshme të vdekjes. Sipas asaj që thuhet në mediat e huaja, këngëtari mund të ketë qenë pa ndjenja, dhe se vdekja e tij mund të ketë qenë një aksident.

One Direction ishin ndër grupet më të suksesshme të djemve të kohëve të fundit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?