English

Vdekja e të riut në komisariat, reagon Berisha

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur një natë më parë, ku një i ri humbi jetën pasi u shoqërua nga policia.

- Advertisement -

Përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook, Berisha thotë se 32-vjeçari Laer Kurti u torturua shtazërisht në makinën e policisë dhe e dërguan pa ndjenja në komisariat.

“Banditë me uniformë i marrin jetën të riut 32 vjeçar, Laer Kurtit. Ata e torturuan shtazërisht në makinën e policisë dhe e dërguan pa ndjenja në komisariat. Vrasësit me uniformë e dërgojnë të vdekur në urgjencë. Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të kriminelëve me uniformë të Edi Ramës dhe ministrit të familjes Çuçi”, shkruan Berisha.

Policia e Tiranës lajmëroi se një person i shoqëruar të mërkurën ka ndërruar jetë në spital pasi është ndjerë keq në ambientet e komisariatit.

Ngjarja nisi rreth orës 23:07 gjatë kontrollit të territorit, kur policët e komisariatit 3 i kanë bërë thirrje për të ndaluar 32-vjeçarit Laer Kurti i cili iku me vrap.

Policia e ka ndjekur më pas për ta ndaluar në rrugën “Don Bosko” e për ta shoqëruar në ambientet e komisariatit.

Gjatë shoqërimit të tij, ky shtetas ka shfaqur probleme shëndetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë, thuhet në njoftimin e policisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×