English

Vdekjet në punë, 2019 me numrin më të lartë se dy vitet e mëparshme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në vitin 2019 numri i personave që kanë humbur jetën në ambientet e punës është rritur krahasuar me dy vitet e mëparshme. Sipas Inspektoratit të Punës shkak kryesor është mungesa e kushteve të sigurisë. Kushtet e pasigurta në ambientet e punës në Shqipëri vijojnë të marrin jetë njerëzish.

- Advertisement -

Përgjegjësja e sektorit të inspektimeve të sigurimit të shëndetit në punë, na bën me dije se humbjet e jetës në punë mbeten shqetësuese.

“Janë konfirmuar si të aksidentuar në punë rreth 171 punëmarrës dhe 36 me pasojë të humbjes së jetës. 80 për qind e këtyre rasteve lidhen drejtpërdrejtë me mungesën e kushteve të sigurisë së shëndetit në vendin e punës.”-tha përgjegjësja e sektorit të sigurimit të shëndetit në punë, Irena Gjoka

Sipas të dhënave të inspektoriatit, sektori i ndërtimit është  më problematiku, si pasojë e mungesës së skelave, pajisjeve mbrojtëse kolektive dhe individuale. Në këtë aspekt ,Tirana është qyteti me numrin më të lartë të aksidenteve të ndodhura në punë.

“Duke vijuar më pas edhe me degën e Durrësit, po nuk mbetet pas edhe dega e Dibrës, për shkak të minieriave që operojnë në këtë zonë, ku një pjesë e mirë e aksidenteve ka ndodhur edhe në miniera, në nëntokë”- tregoi Irena Gjoka.

Nga ana tjetër Kreu i Konfederatës së Sindikatave,  Kol Nikollaj, thotë se rritja e numrit të aksidenteve në punë vjen si pasojë e mungesës së një Këshilli Kombëtar të Sigurisë dhe Shëndetit.

“Pjesa dërrmuese, e jo vetëm qytetarëve por veçanërisht e punëtorëve po dhe administratorëve kanë njohuri të cekëta për sa i përket problemit të ligjit të sigurisë dhe shëndetit në punë. Ne akoma kemi mungesën e një Këshilli Kombëtar të Sigurisë dhe Shëndetit në punë, i cili duhet të ishte ndritur prej 2/3 vitesh sipas ligjit. Pastaj nuk funksionojnë  Këshillat e Sigurisë dhe Shëndetit në ndërmarrje, në kompani sidomos në sektorin privat.”- tha Kreu i Konfederatës së Sindikatave.

Për sa i përket numrit më lartë të aksidenteve me pasojë vdekjen në sektorin e ndërtimit sipas Kol Nikollajt shkak është informalitetit.

“Është problemi i mungesës së infrastrukturës, i mungesës së përgjegjësisë, i mungesës së kontrollit. Po dhe informaliteti, informaliteti po godet shumë sektorin e ndërtimit dhe korrupsioni”- tregon Kol Nikollaj.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?