English

Vdekshmëria e lartë nga coronavirusi në Iran, ngre dyshime në opinionin publik

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Teksa në vendet e tjera vdekshmëria e ndaj coronavirusit arrin deri në 2% të rasteve të infektuara, në Iran ajo shkon deri ne 13%. Një shifër e tillë ka shkaktuar shqetësim mes mjekëve, ndërkohë që mediat kanë ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si po menaxhohet kriza në Iran. 

- Advertisement -

Vendi i dytë i cili raporton numrin më të lartë të vdekjeve si pasojë e coronavirusit pas Kinës, është Irani. Sipas raportimit të Ministrisë së Shëndetësisë Iraniane ditën e mërkurë, numri total i të infektuarve arrin në 139 ndërsa numri i viktimave në 19, një shifër kjo proporcionalisht e lartë në krahasim me vendet e tjera.

Edhe pse Irani ka përgënjeshtruar raportimet të cilat pretendonin se 50 persona kanë vdekur prej virusit, norma e lartë e vdekshmërisë prej coronavirusit në Iran ka ngritur pikëpyetje në opinionin publik mbi mënyrën se si Irani po e menaxhon krizën e shpërthimit epidemik, si dhe janë ngritur dyshime të vazhdueshme mbi transparencën ndaj përhapjes së virusit.

Shumë ekspertë mjekësorë nënvijëzojnë se një shkallë vdekshmërie kaq e lartë mund të jetë e lidhur edhe me faktin se Irani nuk po mat në mënyrë të rregullt numrin e vërtetë të të infektuarve që mund të jetë më I lartë nga se raportohet. Mbetet e paqartë nëse autoritetet mjekësore Iraniane janë duke monitoruar edhe zonat rurale, duke mos u bazuar vetëm në shifrat të cilat pasqyrojnë gjendjen në qendrat spitalore.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?