English

Vdes fëmija 6-javësh në SHBA, 5 mijë viktima dhe mbi 215 mijë të prekur nga COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Numri i vdekjeve nga coronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka kaluar 5 mijë persona. Kështu thotë buletini i fundit i Universitetit Xhons Hopkins. Konkretisht, të infektuarit janë 216 mijë e 500, të vdekurit 5 mijë e 116, ndërsa personat e shëruar 8 566. Ndërkohë, vetëm në 24 orët e fundit u verifikua një numër rekord vdekjesh prej 884.

- Advertisement -

Konektikat, për shkak të Coronavirusit ndërroi jetë edhe një fëmijë 6-javësh. Lajmin e konfirmoi Guvernatori i shtetit, Ned Lejmont, i cili tha se bëhet fjalë për një prej viktimave më të reja në moshë.

Zyrtari i lartë theksoi se kjo është dëshmi se virusi prek më të cenueshmit dhe tregon nevojën e qëndrimit në shtëpi për të mos rrezikuar persona të  tjerë.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?