English

Vdes në moshën 81 vjeçare këngëtari dhe aktori Kenny Rogers

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këngëtari dhe aktori Kenny Rogers, fitues i çmimit Grammy, i njohur për baladat e tij të ndërthurura me rryma të ndryshme si jazz, folk dhe pop dhe për hite si “Lucille”, “Lady” dhe “Islands in the Stream” si dhe për rolin e tij në filmin western “The Gambler”, ka ndërruar jetë të premten në mbrëmje në  moshën 81 vjeçare.

- Advertisement -

Ai vdiq në shtetin e Xhorxhias për shkaqe natyrale, nën kujdesin e stafit të një shtëpie për të moshuarit.

Rogers ka shitur dhjetëra miliona rekorde, ka fituar 3 çmime Grammy dhe mbante rolin protagonist në filmin “The Gambler”, rol që e shndërroi në një yll të industrisë kinematografike në vitet ’70 dhe ’80.

“Ose do të bësh atë që po bëjnë të gjithë dhe ta bësh më mirë se ta, ose duhet të bësh diçka që nuk po e bën askush tjetër për të mos lënë vend për krahasime”, tha në një intervistë Rogers. “Dhe unë zgjedh këtë të fundit sepse nuk do mund të isha kurrë më i mirë se Johnny Cash apo Willie ose Waylon. Kështu që gjeta diçka që di ta bëj vetëm unë pa pasur nevojë për krahasime. ”

Rogers ka lënë pas bashkëshorten e tij Wanda dhe djemtë Justin, Jordan, Chris dhe Kenny. Familja ka planifikuar një funeral sa më privat për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme prej COVID-19, ndërsa një përkujtimore publike është planifikuar të mbahet më vonë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?