Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, ka humbur jetën ditën e sotme në një aksident tragjik me helikopter në Kaliforni. Vajza 13-vjeçare e Bryant, Gianna Maria Onore Bryant u raportua gjithashtu se mbeti viktimë në aksidentin që i mori jetën pesë personave në bord.
41 vjeçari raportohet se është në mesin e 5 viktimave, por policia ende nuk ka publikuar emrat e viktimave.
Raportohet se Bryant ishte duke udhëtuar me një helikopter privat në momentin që ka marrë flakë mbi qytetin e Kalabases.
Departamenti i Policisë së Los Anxhelos njoftoi se pesë persona kanë humbur jetën pas një aksidenti me helikopter të dielën në Kalabases dhe se nuk ka të mbijetuar.
[twitter_feed=https://twitter.com/LASDHQ/status/1221501617255505920]
Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 10 me orën lokale.
Fituesi i pesëfishtë i NBA, luajti gjatë gjithë karrierës së tij me LA Lakers, ekipin e Los Anxhelos. Ai u tërhoq në prill të 2016-s.
Lajmi në përditësim …