English

Vedat Muriqi mposht fituesin e ‘Topit të Artë’, 7 gola në kampionatin spanjoll

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vedat Muriqi është padyshim një nga sulmuesit më të mirë në kampionatin spanjoll.

- Advertisement -

28-vjeçari i cili aktivizohet tek Majorka po kalon një super formë, duke lënë pas në tabelën e golashënuesve dhe fituesin e Topit të Artë, Benzema.

Në ndeshjen e luajtur të dielën ndaj Vijarealit, bomberi shtatlartë gjeti sërish rrugën e rrjetës, duke shënuar golin e 7 për këtë sezon.

Në 3 ndeshjet e fundit, Muriqi ka shënuar 3 gola dhe ka asistuar 1 herë. Edhe ndaj Espanjolit e Valencias performanca e tij ishte e jashtëzakonshme.

Të njëjtin fat si disa prej klubeve të La Ligas pati dhe Reali i Madridit, ku dhe ndaj Los Blankos, 28-vjeçari gjeti golin, por pa mundur të dilnin me pikë nga Bernabeu.

Lista e golashënuesve në kampionatin spanjoll udhëhiqet nga Lewandowski me 13 gola, pas tij vijnë Iglesias 8 rrjeta dhe me radhë Aspas, Hozelu dhe Muriqi me nga 7 realizime. Kujtojmë se dhe me kombëtaren e Kosovës sulmuesi me shumë eksperiencë shënoi 3 gola dhe dy asiste në dy përballjet me Qipron dhe Irlandën e Veriut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?