English

Veliaj në Uashington, takohet me kongresmenët Torres dhe Slotkin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një vizitë në Uashington, ku u takua me kongresmenët Ritchie Torres dhe Elissa Slotkin, si dhe me përfaqësues të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI).

- Advertisement -

Veliaj mori pjesë edhe në samitin vjetor të kryebashkiakëve nga “Bloomberg Initiative”, në të cilën bën pjesë edhe Tirana.

Veliaj tha se Tirana është padyshim një nga shembujt më të suksesshëm, që mbështetet me grante nga Fondacioni “Bloomberg”.

“Është gjithmonë kënaqësi që Tirana përfaqësohet në takimin vjetor të qyteteve nga Bloomberg. Tirana ka qenë pjesë e kohortës së parë të qyteteve që, me ish kryetarin e Bashkisë, Michael Bloomberg, është përfshirë në një sërë transformimesh, ndërsa sot, që jemi në vitin tonë të 8-të, Tirana është padyshim një nga shembujt më të suksesshëm, që mbështetet me grante nga Fondacioni “Bloomberg”, dhe po ilustron se si me pak fonde, por me shumë kreativitet, mund të transformojmë qytetin. Vitin tjetër Tirana do të ketë Presidencën e B-40, që është rrjeti më i madh i qyteteve të Ballkanit, nga Stambolli në Ljubjanë. Kjo do të jetë një mundësi fantastike që, siç bëmë me vitin e Rinisë dhe të Sportit, në vitin ku ne marrim Presidencën e B-40, të kemi mundësi që shumë prej inovacioneve, risive dhe shumë transformimeve të Tiranës, t’i tregojmë dhe t’i ndajmë edhe me qytetet e tjera”, u shpreh Veliaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?