English

Vëllai i autorit të masakrës në Klos tregon si është gjendja e vajzës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Fatmir Mjeshtri, vëllai i autorit të masakrës në Klos është shprehur për Euronews Albania se mbesa e tij para dy ditësh ka qenë në spital, ndërkohë shtoi se pas masakrës ajo mund të bëhet dhe më keq.

- Advertisement -

Për gazetaren Raziela Myslimaj, Mjeshtri tha se pas kësaj ngjarje me dy familjeve mund të lindë hasmëria.

“Vajza ka qenë para dy netësh ka qenë në spital. Tani që ka ndodhur kjo gjë  vajza mund të bëhet dhe më keq. Është vetëm 16 vjeçe. Ndodhën gjithë këto gjëra, humbi babanë, u bënë viktimat. Mund të ndizet hasmëria”- tha ai.

Më tej ai theksoi se ishin prindërit e Renato Hasula dhe Kenado Shirës, ato që nuk lanë hapësirë për të zgjidhur situatën.

Si ndodhi ngjarja me 3 të vdekur në Klos:

Pak minuta para ngjarjes së rëndë, autori Fiqiri Mjeshtri së bashku me dy vëllezërit e tij u takuan përpara një lokali me Ilir Shirën, Kenado Shirën, Danjel Hasulën dhe Eglantin Hasulën.

Ngacmimi në Instagram i vajzës së Fiqiri Mjeshtrit ka qenë shkaku i ngjarjes së rëndë.

Të 7 personat debatuan me njëri-tjetrin për pak minuta në lokal dhe më pas autori nxori armën dhe qëlloi në drejtim të Ilir Shirës, Kenado Shirës, Danjel Hasulës dhe Eglantin Hasulës.

Nga breshëria e plumbave mbeti i vrarë Ilir dhe Kenado Shira, ndërsa të plagosur Danjel dhe Eglantin Hasula.

Autori u largua nga vendi i ngjarjes bashkë me dy vëllezërit e tij dhe më pas u gjet i vetëvrarë në banesën e tij, në fshatin Dars.

Dy vëllezërit e Mjeshtrit u arrestuan nga policia dhe më pas u lanë të lirë.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?