English

Vendi që do të bëhet qendra e re e Bashkimit Europian

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, do të ketë një zhvendosje të qendrës së Europës. Nuk është fjalë për qendrën politike, por gjeografike.

- Advertisement -

Që kur Kroacia iu bashkua unionit në vitin 2013, qendra e unionit ka qenë një fshat i vogël në Bavari, i quajtur Westerngrund.

Por tani nuk do të jetë më. Gadheim, do të jetë qendra e re, pasi Brexit të finalizohet këtë të premte.

Zyrtarisht qendra e Evropës është përcaktuar nga Instituti Gjeografik Francës. Edhe pse kjo pikë ka  ndryshuar disa herë për shkak të zhvillimeve dhe zgjerimit të BE-së, “zemra e Europës” ka qëndruar në Gjermani që prej vitit 2004.

Në pikën ekzakte të qendrës së re të Evropës, është gati për të valëfitur flamurin e BE-së.

Për shkak të numrit të vogël të banorëve, Gadheim nuk ka një kryetar bashkie dhe është nën drejtimin e Juergen Goetz, i cili drejton vendin pranë, Veitshoechheim.

Ai shpreson se ky titull i ri mund të bëjë që fshati të zërë vend në hartë.

“Sigurisht që ne presim që të vijnë turistë në zonë, dhe praktikisht në Gadheim”, është shprehur Gadheim.

“Gadheim ka një arsye për të festuar por mendoj se për të gjithë Europën, kjo nuk është një ditë e mirë.”

harta

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?