Në Maqedoninë e Veriut shpallet java e aksionit humanitar për Shqipërinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nën moton “Vllazëria na bashkon”, gjashtë organizata humanitare në Maqedoninë e Veriut kanë shpallur javen e aksionit humanitar nëpërmjet të cilës do të mbledhen ndihma për ti dërguar ato më pas në vendet e prekura në Shqipër. Organizatave “Merhamet”, “El hilal”, “Kalliri i Mirësisë”, “Nun”,”Ensar” dhe “Vllaznia”, do tu bashkangjiten dy apo 3 organizata të tjera sipas koordinatorit Ali Sadiku.

Ndihmat do të grumbullohen tek zyrat e organizatës Kalliri i Mirësisë në Shkup, ndërsa apelohet që tu jepet prioritet ushqimeve të konservuara, ujit, batanijeve dhe veshmbathjeve. Java e solidaritetit do të zgjasë deri të dielën ndërsa ndihma për Shqipërinë do të vazhdojë edhe më tej me një metodologji të ndryshuar.

Nëpërmjet një letre ata shprehën ngushëllimet për humbjen e jetëve të njerëzve duke nënvizuar se përveç humbjes së madhe për familjet, të afërmit dhe farefisin kjo është një humbje për të gjithë popullin shqiptar.

“Ndihmat tuaja në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë dhe me institucione të tjera në Shqipëri do të dërgohen në vendet e goditura, të cilat sado pak do të ndihmojnë për shërimin e plagëve nga kjo fatkeqësi”, u shpreh Ali Sadiku në emër të organizatave.


Etiketimet

Britania eksperimenton javën me 4 ditë punë, pa shkurtim page

Në Mbretërinë e Bashkuar do të testohet mundësia që punonjësit të punojnë një ditë më pak në javë. Punonjësit do të punojnë 32 orë, në vetëm 4...

A do të nominohet filmi ‘Zgjoi’ për Oscars 2022?

Më 27 janar Akademia e Oscars do të fillojë votimin për nominimin e filmave. Në këtë votim merr pjesë edhe Kosova me filmin ‘Zgjoi’. Përzgjedhja e...

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER