Kryeministri Rama i kërkon ndihmë opozitës për situatën e jashtëzakonshme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i qeverisë i ka bërë thirrje opozitës jashtëparlamentare që në këto rrethana të jashtëzakonshme të ulen në tryezë për të dhënë idetë dhe propozime e tyre.

Në një seri postimesh në Twitter, kryeministri Edi Rama ka shkruar duke iu drejtuar veçanërisht liderit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se është koha të bashkohen për t’i dhënë shqipëtarëve mesazhe qetësie pas tronditjes së shkaktuar nga tërmeti.

Tërmeti i fuqishëm që tronditi vendin më 26 nëntor dhe shkaktoi mbi 51 viktima e qindra të plagosur duket se ka qetësuar tonet e tensionuara të politikës së brendshme në Shqipëri. Prej disa muajsh opozita ka braktisur parlamentin dhe kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Megjithatë në vizitat e tij të shumta në zonat e prekura nga tërmeti, lideri Basha ka refuzuar të diskutojë mbi përgjegjësitë e qeverisë në situatën kaotike, duke thënë se është përqendruar te gjetja e një zgjidhje për familjet e prekura nga tërmeti. 

8% zbritje bizneseve mbështetëse

Ndërkohë kryeministri Edi Rama tha në mbledhjen e jashtëzakonshme të kësaj të shtune se janë të paktën tre aspekte të taksimit, që do të rishihen në funksion të atyre që përfshihen për të dhënë ndihmë për të prekurit nga tërmeti.

Biznesit do t’i njihen donacionet si shpenzime të zbritshme në masën 8 për qind ndërkohë që reduktohet edhe norma e tatimfitimit. Me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes është miratuar edhe vendimi që përjashton nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar të gjithë pajisjeve dhe makinerive që do të vijnë në ndihmë të siuatës së post-tërmetit dhe do të asistojnë në ndërtim.

Këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë dhe nuk kanë efekt mbi dhurimet e bëra më herët. Gadishmëri  për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit kanë treguar shumë biznese, sipërmarrje, nga Shqipëria por edhe nga vendet fqinje. Nuk ka një bilanc zyrtar në vlerë lekësh nga dëmet e shkaktuara, por ai pritet të jetë i lartë.


Etiketimet

Britania eksperimenton javën me 4 ditë punë, pa shkurtim page

Në Mbretërinë e Bashkuar do të testohet mundësia që punonjësit të punojnë një ditë më pak në javë. Punonjësit do të punojnë 32 orë, në vetëm 4...

A do të nominohet filmi ‘Zgjoi’ për Oscars 2022?

Më 27 janar Akademia e Oscars do të fillojë votimin për nominimin e filmave. Në këtë votim merr pjesë edhe Kosova me filmin ‘Zgjoi’. Përzgjedhja e...

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER