Deputetët që dhuruan rrogën, 42 ligjvënës nuk iu bashkuan nismës për tërmetin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tek lista e donatorëve për banorët e prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor janë futur edhe disa deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Euroneës Albania zbardh listëpagesën e bërë nga Kuvendi i Shqipërisë për deputetët qe dhuruan rrogën për muajin nëntor. I gjithë grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka kontribuar për fondin e rindërtimit.

Por në listëpagesë ka edhe nga ata ligjvënës që nuk i janë bashkuar kësaj nisme. Ndër ta është Tom Doshi, Lefter Maliqi, Robert Bitri e Gjetan Gjenati.

Edhe deputetët e rinj të parlamentit të futur rishtas pas djegies së mandateve të PD-së dhe të LSI-së nuk e kanë dhënë rrogën e tyre për fondin e rindërtimit.

Sipas dokumenti zyrtar, në total nga rrogat e deputetëve për muajin nëntor janë mbledhur rreth 12.2 milionë lekë.

Kurse për pagën prej 118 mijë lekë të ligjvënësit Erion Piciri nuk ka asnjë informacion mbi destinacionin e saj, pasi Piciri prej muajsh nuk ka pranuar të paguhet dhe rrogën ia ka kthyer mbrapsht shtetit 


Etiketimet

Danimarka planifikon heqjen e çdo mase kundër COVID

Danimarka planifikon të heqë kufizimet kundër COVID-19 më 1 shkurt. Ky vendim vjen në një kohë kur në vend konfirmohen shifra të larta infektimesh çdo...

Mungesa e kuorumit në Gjykatën e Lartë mban ‘peng’ Kushtetuesen

Procedurat për zgjedhjen e 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese kanë ngecur për shkak të mungesës së kuorumit në Gjykatën e Lartë. Aktualisht Gjykata e Lartë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER