Ish-kryeministri Berisha dënohet me 500 mijë lekë gjobë për shpifje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Tiranës dënoi me 500 mijë lekë gjobë ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ishte paditur nga kryeministri Edi Rama për shpifje.

Bëhet fjalë për një status të publikuar në faqen zyrtare të ish-kryeministrit 1 vit më parë, më konkretisht më 14 tetor 2018, ku ky i fundit akuzonte kreun e qeverisë, Edi Rama si përgjegjës për bllokimin e negociatave me Bashkimin Evropian duke përkrahur bandat e drogës.

Gjykata arriti në përfundimin se ajo çfarë ishte publikuar nga ish-kryeministri nuk ishte bazuar në fakte dhe prova të cilat Berisha dështoi t’i sillte.

Në përfundim gjykata vendosi të dënonte me një gjobë prej 500 mijë lekësh ish-kryeministrin dhe përgënjeshtrimin nga ana e tij të statusit në fjalë.

“Te dashur miq, kohet e fundit jo vetem qeveri te vendeve kryesore te Bashkimit Europian por dhe vet Parlamenti Europian dhe me ne fund edhe Komisioni Europian jane deklaruar hapas kunder diskutimit per hapjen e negociatave me Shqiperine per shkak te krimit te organizuar ne nivelet me te larta te pushtetit, me fjale te tjere per shkak te familjeve mafioze Rama – Xhafa – Balla –Tahiri”, shkruante një vit më parë ish-kryeministri.

statusi i berishes

Statusi i plotë


Etiketimet

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Danimarka planifikon heqjen e çdo mase kundër COVID

Danimarka planifikon të heqë kufizimet kundër COVID-19 më 1 shkurt. Ky vendim vjen në një kohë kur në vend konfirmohen shifra të larta infektimesh çdo...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER