73-vjeçari që e kalon prej vitesh vetëm natën e ndërrimit të viteve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Edhe viti 2020 do ta gjejë 73-vjeçarin, Ibrahim Koçaj të vetëm në tryezë pa askënd me të cilin të shkëmbejë një urim.

Ibrahimi është një nga shumë të moshuarit në Shqipëri, të cilët braktisja dhe emigracioni i të rinjve e ka dënuar me vetmi, e cila ndjehet më fort se kurrë në net si ajo e ndërrimit të viteve.

Me një karrierë të shquar si kolonel dhe me eksperiencë si specialist në fushën e artit, Ibrahimit, i kanë mbetur vetëm kujtimet. 

“Jeta ime ka filluar me karrierën ushtarake dhe mbyllet po me karrierën ushtarake. Unë jam kuadri i vjetër i ushtrisë së cilës i kushtova jetën time, gjithë devotshmërinë, përkushtimin tim dhe i kreva detyrat më së miri” rrëfen Koçaj.

Ish-bashkëshortja e tij është ndarë nga jeta, teksa nga martesa me të, Ibrahimi ka dhe dy fëmijë, të cilët i takon rrallë herë. 

“Edhe qyqja kur ngelet vetëm ulet në një pemë qëndron dhe këndon për të mbledhur fëmijët e saj. Edhe unë në këtë moment kështu jam” thotë 73-vjeçari.

Ibrahimi tregon se ai e feston vitin e ri, si ta kishte sofrën plot, teksa kujdeset vetë për gjithçka. 

“Unë edhe pse jam i vetëm sot në familjen time, masat përgatitore për Krishtlindje ose Vitin e Ri i bëj sikur kam jo dy vetë por 22 vetë. Derën këto dy net e le gjysme të hapur, kushdo që të vijë është i mirëpritur me gjitha të mirat” rrëfen ish-koloneli.

Vetminë e kalon duke shkruar, teksa së fundmi ka botuar dhe dy libra.

“Para se të iki tek të parët e mi, mendova që në kujtim të tyre, për ata që do të vijnë mbrapa, të shkruaj që të mos na humbasë as emri dhe as varri” shprehet Ibrahimi.

Por, pavarësisht vetmisë, 73-vjeçari karakterizohet nga forca dhe vullneti, që e shpreh dhe në urimin e tij për gjithë shqiptarët.

“Njerëz qëndroni në shtëpitë tuaja! Njerëz punoni sa të keni mundësi! Njerëz mos i humbisni shpresat! Gjithçka e mirë do të vijë mbas një tërmeti, pas një lufte sepse puna dhe djersa do ta mposhtë dhe atë që nuk e kemi besuar”, uron Ibrahim Koçaj.


Etiketimet

Britania eksperimenton javën me 4 ditë punë, pa shkurtim page

Në Mbretërinë e Bashkuar do të testohet mundësia që punonjësit të punojnë një ditë më pak në javë. Punonjësit do të punojnë 32 orë, në vetëm 4...

A do të nominohet filmi ‘Zgjoi’ për Oscars 2022?

Më 27 janar Akademia e Oscars do të fillojë votimin për nominimin e filmave. Në këtë votim merr pjesë edhe Kosova me filmin ‘Zgjoi’. Përzgjedhja e...

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER