Mjeku Tritan Kalo: Prindër, nuk ka vend për alarm. Mos ua bëni fëmijëve vaksinën e meningjitit!

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sëmundja e meningjitit është bërë shqetësuese kohët e fundit, kur po raportohen disa të prekur dhe të paktën një rast me humbje jete.

Por a ka vend për alarm nga sëmundja e meningjitit dhe a duhet futur në programin kombëtar vaksina kundër kësaj sëmundjeje?

I ftuar në studion e Ilva Now, në Euronews Albania mjeku infeksionist Tritan Kalo u shpreh se nuk ka aspak vend për alarm dhe panik për sëmundjen e meningjitit. Kalo theksoi se meningitet janë të zakonshme për vendin tonë, por sa i përket incidencës ajo është vetëm 0,2 për 100 mijë banorë.

Sipas mjekut infeksionist, vaksina e meningjitit nuk është përfshirë në kalendarin e vaksinimit të detyrueshëm në vendin tonë për faktin e vetëm se tek ne infeksionet nga meningokoku nuk janë problem. Kalo theksoi se nuk ka vend për panikl nga ana e prindërve që mund të ndihen të shqetësuar për fëmijët e tyre teksa deklaroi se ai vetë nuk i kishte vaksinuar fëmijët e tij dhe nuk kishte asnjë arsye për ta bërë këtë gjë.

“Vaksina e meningjitit mbulon 75-80 %, nuk zgjat më shumë se 2 vjet dhe ka kosto. Mund t’i blejnë tek privati. Unë nuk i kam vaksinuar fëmijët e mi, dhe nuk kam asnjë arsye logjike, epidemiologjike dhe mjekësore, për t’i vaksinuar. Para fëmijëve të mi nuk mund të vë fëmijët e të gjithë të tjerëve, në kuptimin logjik, biologjik dhe mjekësor. Në vendin tonë këtë vit, vetëm një rast është izoluar. Dhe në këtë periudhë ka më shumë gjasa të kenë një prekje nga gripi. Një nga ndërlikimet e vetë gripit janë jo vetëm ato të aparatit respirator, por prekin edhe cipën e trurit”, – tha mjeku.

Duke theksuar faktin se tashmë po shkojmë drejt pikut të sezonit të gripit, mjeku infeksionist këshilloi të merren të gjitha masat për t’u mbrojtur prej tij përmes vaksinimit.

“Vaksina ka efekt, edhe pse mund t’i ketë zënë gripi. Kjo vaksinë nuk mbulon 100 për qind, ajo mbron nga 60 në 80%, por përmes saj mund ta kalojnë më lehtë. Gripi vret si çdo sëmundje, por po pate kujdes mundësia për fatalitet zvogëlohet. Në mesin e shkurtit kemi kulmin e sezonit të gripit dhe mesi i prillit, fundi i prillit fillojnë e shuhen rastet”, – tha z. Kalo.

Mjeku Tritan Kalo këshilloi që në këtë sezon gripi, krahas vaksinimit, që është efikas nga mosha 2 vjeç e sipër, të tregohet kujdes i shtuar për të shmangur sa është e mundur pasojat negative të gripit.

“Jo të përplasen në dyer e spitalit për një temperaturë që sapo ka filluar, masat e para duhen marrë në shtëpi. E dyta mund të paraqiten tek mjeku i familjes nëse simptomat nuk mposhten pas 48-72 orësh. Të evitojnë mjekimin përmes antibiotikëve. Ata nuk janë antiviralë, ata përdoren vetëm kur mjeku infektiv mendon se shenjat janë të lidhur me një infeksion bakterial që i mbivihet gripit”, – këshilloi mjeku Tritan Kalo.


Etiketimet

Britania eksperimenton javën me 4 ditë punë, pa shkurtim page

Në Mbretërinë e Bashkuar do të testohet mundësia që punonjësit të punojnë një ditë më pak në javë. Punonjësit do të punojnë 32 orë, në vetëm 4...

A do të nominohet filmi ‘Zgjoi’ për Oscars 2022?

Më 27 janar Akademia e Oscars do të fillojë votimin për nominimin e filmave. Në këtë votim merr pjesë edhe Kosova me filmin ‘Zgjoi’. Përzgjedhja e...

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER