“Antishpifja”, Pedagogu Zylyftar Bregu: AMA e ndërtuar politikisht, edhe gjobat ndaj mediave do jenë politike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komisioni parlamentar për veprimtarinë prodhuese ditën e sotme hodhi poshtë dekretin e presidentit Ilir Meta që kthente për rishqyrtim njërin nga ligjet e paketës “Antishpifje”.

Duke komentuar zhvillimin e fundit, pedagogu i gazetarisë, Zylyftar Bregu në studion e Ilva Now, në Euronews Albania, e cilësoi këtë një mundësi të humbur për reflektim nga ana e mazhorancës.

Sipas ish-anëtarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA, miratimi përfundimtar i këtij ligji, që sipas gjasave do të ndodhë në seancën parlamentare të së hënës, nuk do të sjellë aspak përmirësim dhe rregullim të medias online, duke qenë se peshën kryesore në vendimmarrje dhe në vendosjen e gjobave e ka AMA, një institucion i ndërtuar politikisht.

“Peshën kryesore e ka një institucion i cili është i ndërtuar politikisht, AMA. Përderisa funksionimi i ligjit i lihet në dorë një institucioni politik, edhe gjobat do të jenë të tilla.

Regjistrimi i mediave online nuk është një proces që kërkon një ligj të ri, mund ta rregullosh me mekanizmat ekonomikë që ka qeveria, ndërsa nisma e qeverisë kërkon të analizojë kontentin e këtyre mediave. Kur një pushtet kërkon  të rregullojë një pushtet tjetër, këtu nuk shkon. AMA ndërtohet me ligj, mazhorancën e ka qeveria. Miratimi i gjobave do bëhet me shumicë vote, unë bëja disbalancën, mua më hoqën”, – tha pedagogu i gazetarisë.

 Sipas Bregut presioni i politikës ndaj mediave në vendin tonë është dy llojesh.

“Presioni i kulaçit, i japin të hajë; tenderë, fonde. Dhe së dyti presioni që bën politika përmes PR. Jemi i vetmi vend ku kryeministri ka televizionin e vet dhe kryetari i bashkisë e ka zyrën e shtypit më të madhe se redaksie e një medie”, tha z. Bregu.


Etiketimet

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Danimarka planifikon heqjen e çdo mase kundër COVID

Danimarka planifikon të heqë kufizimet kundër COVID-19 më 1 shkurt. Ky vendim vjen në një kohë kur në vend konfirmohen shifra të larta infektimesh çdo...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER