Raporti: Autonomia dhe pavarësia e medias e kërcënuar nga politikanët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sipas raportit të Institutit Reuters për Studimin e Gazetarisë, autonomia dhe pavarësia e medias në Evropën Qendrore dhe Lindore është e kërcënuar nga politikanët, të cilët sulmojnë verbalisht gazetarët.  

“Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama, u referohet vazhdimisht gazetarëve si “kazan”, ndërsa kreu i opozitës, Lulzim Basha, thotë se media është e “kapur dhe e blerë”.

Kjo, sipas raportit, “nuk është aspak befasuese, pasi Shqipëria sapo ka miratuar një seri ligjesh anti-shpifje, duke lejuar agjencitë qeveritare të dëgjojnë ankesa në lidhje me lajmet në portale, të tërheqin lajmet e publikuara, të vendosin gjoba si dhe të pezullojnë aktivitetin e tyre.

“Gazetarët sulmohen edhe nga kolegët e tyre të cilët diskreditojnë apo njollosin figurën e gazetarëve të cilët punojnë në mediat rivale”, – thuhet më tej.

Raporti Gazetaria nën kërcënim në Evropën Qendrore dhe Lindore, u bazua në një studim në internet ku morën pjesë rreth njëqind gazetarë që punojnë në 16 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore. Rezultati u bazua edhe nga intervistat e zhvilluara ne seminare dhe biseda të zhvilluara në Institutin Reuters për Studimin e Gazetarisë.

Sondazhi u krye ndërmjet periudhës 4 nëntor dhe 14 dhjetor 2019. Vendet e përzgjedhura për kryerjen e këtij raporti ishin: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovakia dhe Sllovenia.


Etiketimet

Në Shqipëri rregullimi i dhëmbëve është itinerar i një pakete turistike

Turizmi dentar po zhvillohet gjithnjë e më shumë në Shqipëri. Përveç shërbimeve dentare, pacientëve u ofrohen paketa të mirëfillta turistike nga klinikat dhe agjencitë...

Banorët e Kievit nuk i tremben luftës

Pronarët e bizneseve, shkrimtarët, por edhe qytetarët e thjeshtë në Kiev vijojnë të ndjekin rutinën e përditshme, pavarësisht kërcënimit për një pushtim rus. Për poetin...

Kremlini i cilëson sanksionet ndaj Putin politikisht shkatërruese

Rusia paralajmëroi të mërkurën se vendosja e sanksioneve direkte ndaj presidentit Vladimir Putin, të paralajmëruara nga presidenti amerikan Joe Biden, do të jenë “politikisht...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER