Rrëzohet dekreti i Metës, komisioni parlamentar s’pranon të rishqyrtojë “Antishpifjen”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komisioni parlamentar për veprimtarinë prodhuese ka hedhur poshtë dekretin e presidentit Ilir Meta, që kthente për rishqyrtim njërin nga ligjet e paketës “Antishpifje”.

Në mbrojtjen që i bëri dekretit të Metës përpara deputetëve, përfaqësuesi ligjor i Presidencës u shpreh se ky ligj e kthen Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, në një segment fundor të funksionimit të AMA-s.

Por sipas deputetëve të mazhorancës në këtë komision, Presidenti nuk e mbështet në asnjë ligj argumentin e tij. Ndërkaq, ditën e nesërme do të jetë komisioni i medias ai që do të marrë në shqyrtim dekretin e presidentit për ligjin tjetër të paketës “Antishpifje”.

Me sa duket mazhoranca nuk pranon t’i bëjë asnjë ndryshim ligjit për mediet, edhe pas kritikave të OSBE-së dhe Komisionit Evropian. 

Ligji i Medias, i quajtur shpesh “Antishpifja”, u votua  në Parlamentin e Shqipërisë më 18 dhjetor të vitit që lamë pas me shumicë të cilësuar votash, me gjithë kundërshtimet e vazhdueshme të grupeve të interesit, shoqatave të mediave dhe faktorit ndërkombëtar.


Etiketimet

Danimarka planifikon heqjen e çdo mase kundër COVID

Danimarka planifikon të heqë kufizimet kundër COVID-19 më 1 shkurt. Ky vendim vjen në një kohë kur në vend konfirmohen shifra të larta infektimesh çdo...

Mungesa e kuorumit në Gjykatën e Lartë mban ‘peng’ Kushtetuesen

Procedurat për zgjedhjen e 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese kanë ngecur për shkak të mungesës së kuorumit në Gjykatën e Lartë. Aktualisht Gjykata e Lartë...

Dialogu me Serbinë, Escobar-Lajçak vizitë të përbashkët në Kosovë

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështjet e Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak do të vizitojë Kosovën në fund të janarit bashkë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER