Bie tjetër dekret i Metës, mazhoranca nuk pranon të rishqyrtojë ligjin për median

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komisioni parlamentar i medias ka hedhur poshtë dekretin e dytë të presidentit Ilir Meta që kthente për rishqyrtim ligjin për Median Audiovizive, pjesë e paketës “Antishpifje”.

Këshilltari ligjor i presidentit Meta argumentoi përpara deputetëve arsyet që çuan kreun e shtetit ta kthente këtë ligj.

 “Nenet 14, 15, 29 dhe 30, jo vetëm që nuk janë në harmoni, por bien në kundërshtim me parimet themelore kushtetuese për ndërtimin e një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit.

Bien në kundërshtim gjithashtu edhe me dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën dhe lirinë e shprehjes, të informimit dhe shtypit. Këto dispozita bien në kundërshtim edhe me atë që Gjykata Kushtetuese ka elaboruar në jurisprudencën e saj në disa vendime, të cilat janë të detyrueshme për zbatim”, – tha Bledar Dervishaj, këshilltar ligjor i Presidentit të Republikës.

E pranishme në komision ishte edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila u shpreh se ligji në fjalë është hartuar së bashku me ekspertët e OSBE dhe Bashkimit Evropian, dhe se kritikat e presidentit nuk qëndrojnë.

“Jemi për rrëzimin e dekretit të Presidentit, i cili në bazë të studimit dhe analizave që kemi bërë, argumentet që ka paraqitur janë të pabazuara”, – u shpreh ministrja Gjonaj. 

Një ditë më parë ishte komisioni i veprimtarisë prodhuese që hodhi poshtë një tjetër dekret. Ndërkohë, asambleja parlamentare e Këshillit të Europës i ka kërkuar Komisionit të Venecias mendim për këtë ligj të shumë debatuar.


Etiketimet

Britania eksperimenton javën me 4 ditë punë, pa shkurtim page

Në Mbretërinë e Bashkuar do të testohet mundësia që punonjësit të punojnë një ditë më pak në javë. Punonjësit do të punojnë 32 orë, në vetëm 4...

A do të nominohet filmi ‘Zgjoi’ për Oscars 2022?

Më 27 janar Akademia e Oscars do të fillojë votimin për nominimin e filmave. Në këtë votim merr pjesë edhe Kosova me filmin ‘Zgjoi’. Përzgjedhja e...

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER