Majlinda Bregu: Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal punon për axhendën e tregut të përbashkët mes 6 vendeve të Ballkanit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sekretarja e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal, Majlinda Bregu në studion e Ilva Now, në Euronews Albania, shpalosi detyrat e këtij këshilli në krijimin e një tregu të përbashkët rajon dhe përbashkim të axhendave të qeverive të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Znj. Bregu theksoi faktin se kjo axhendë nuk ka asnjë lidhje me minishengenin, pasi në rastin e këshillit për bashkëpunim rajonal punohet për tregun rajon të 6 vendeve, pra Ballkani Perëndimor funksionin si një i tërë.

“Zona ekonomike është një projekt që ka nisur prej tre vitesh në Samitin e Triestes ku të 6 liderët ranë dakord për një zonë të përbashkët ekonomike.

Nuk ka lidhje me minshengenin. Janë dy procese të ndara; ne punojmë për tregun rajoal të 6 vendeve, pra Ballkani Perëndimor funksionon si një i tërë.

Kosova ka në këshill një votë, ashtu si Serbia apo vende të tjera që nuk e njohin si shtet. Qëllimi është krijimi i një tregu të përbashkët rajonal. Pjesa dixhitale, lëvizja e qytetarëve, ndërsa po përpiqemi për njohja e ndërsjellë të diplomave mes vendeve të rajonit”, – tha znj. Bregu.

Ish-deputetja demokrate nuk e fshehu faktin se në një zonë historikisht të nxehtë si Ballkani, kjo nuk është një nismë e lehtë, por theksoi faktin se ka një ndërgjegjësim mes vendeve për bashkëpunim.

Ajo solli si shembull suksesi marrëveshjen për roaming, e cila deri në fund të 2020-s do zerojë tarifat e telefonisë celulare mes vendeve të rajonit.

Znj. Bregu sqaroi se detyra dhe qëllimi i këshillit nuk është të çojë përpara axhendat e vendosura nga qeveritë, por të lehtësojnë lidhjen mes qeverive të rajonit.

Teksa komentoi raportin më të fundit të ‘Transparency International’ lidhur me perceptimin e korrupsionit, znj. Bregu tha se ky raport nuk ishte aspak surprizë për të, por shtoi se ai nuk është argument për të hequr dorë nga axenda e përbashkët mes vendeve të rajonit.

“Nuk është argument për të mos tentuar një axhendë të përbashkët mes vendeve, e vështirëson punën e axhendave rajonale.

Nuk është Ballkani rajon që idetë sapo dalin gjejnë tapetin e kuq, por duhet një përpjekje më e madhe, pasi ndryshe problemi më i madh me të cilin do të përballemi do të jetë shpopullimi.

Në 2010, 13 për qind të qytetarëve të Ballkanit donin të iknin nga rajoni, 61 për qind e të rinjve mbështesin integrimin në BE, por po aq janë të rinjtë që do të largoheshin nga rajoni nëse nuk integrohet në BE”, – tha znj. Bregu.


Etiketimet

Britania eksperimenton javën me 4 ditë punë, pa shkurtim page

Në Mbretërinë e Bashkuar do të testohet mundësia që punonjësit të punojnë një ditë më pak në javë. Punonjësit do të punojnë 32 orë, në vetëm 4...

A do të nominohet filmi ‘Zgjoi’ për Oscars 2022?

Më 27 janar Akademia e Oscars do të fillojë votimin për nominimin e filmave. Në këtë votim merr pjesë edhe Kosova me filmin ‘Zgjoi’. Përzgjedhja e...

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER