SPAK nis hetimet për të verifikuar nëse është kryebashkiaku i Bulqizës personi në videon e përfolur të kokainës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas publikimit të një videoje ku pretendohet se kryetari i bashkisë së Bulqizës Lefter Alla shihet duke konsumuar kokainë, SPAK ka nisur hetimet kryesisht. Procedimi është regjistruar për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, neni 283 i Kodit Penal.  

Hetimi nuk është regjistruar si vepër penale dhe ende nuk ka një subjekt. Hetuesit kanë sekuestruar videon e publikuar si dhe kanë thirrur për të dëshmuar gazetarin Artan Hoxha, i cili është edhe personi që publikoi këtë video.

Gjithashtu, prokurorët do të thërrasin edhe kryetarin e bashkisë së Bulqizës për të dhënë sqarimet e tij në lidhje me këtë çështje në orën 17:00.

Alla në një reagim në Facebook e ka cilësuar një videomontazh të Partisë Demokratike dhe një televizioni lokal për të cilin ai ishte në dijeni prej një viti.

Qytetari i parë i Bulqizës sqaron se do të depozitojë një padi ndaj ish-deputetit Ervin Salianji. 

Në videon e bërë publike, në ambientet e një lokali shikohet një person duke konsumuar droge për të cilin publikuesit shprehen se është Lefter Alla. Pritet që hetimi i prokurorisë speciale të japë një përgjigje ligjore për këtë çështje, e cila ka marrë vëmendjen e opinionit publik.


Etiketimet

Në Shqipëri rregullimi i dhëmbëve është itinerar i një pakete turistike

Turizmi dentar po zhvillohet gjithnjë e më shumë në Shqipëri. Përveç shërbimeve dentare, pacientëve u ofrohen paketa të mirëfillta turistike nga klinikat dhe agjencitë...

Banorët e Kievit nuk i tremben luftës

Pronarët e bizneseve, shkrimtarët, por edhe qytetarët e thjeshtë në Kiev vijojnë të ndjekin rutinën e përditshme, pavarësisht kërcënimit për një pushtim rus. Për poetin...

Kremlini i cilëson sanksionet ndaj Putin politikisht shkatërruese

Rusia paralajmëroi të mërkurën se vendosja e sanksioneve direkte ndaj presidentit Vladimir Putin, të paralajmëruara nga presidenti amerikan Joe Biden, do të jenë “politikisht...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER