Kryebashkiakët e majtë me probleme, 6 prej tyre të denoncuar nga PD

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjashtë kryebashkiakë socialistë që dolën nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit janë denoncuar nga Partia Demokratike si persona me probleme me ligjin e dekriminalizmit dhe nuk duheshin kandiduar.

I pari që u denoncua ishte Valdrin Pjetri, i shpallur fitues në bashkinë Shkodër. Ai nuk mundi të betohej për të marrë detyrën, pasi PD publikoi dokumente që vërtetonin se ishte dënuar në Itali për trafik droge në vitin 2003. 

Pjetri po hetohet nga për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

I dyti që u fut në lupën e opozitës ishte Agim Kajmaku, i shpallur fitues në Vorë. Me dokumente, PD faktoi se ai ishte arrestuar në Greqi për përdorimin e parave false. Prokuroria kërkoi prangosjen e Kajmakut, gjë që nuk u bë e mundur, pasi ai nuk u gjet në banesë.

Mark Babani, kryetar i bashkise së Vaut të Dejës, sipas PD është dënuar në Itali për vjedhje dhe ka qenë i arrestuar në Maqedoni.

Ai i ka mohuar akuzat, ndërsa prokuroria është pritje të një letër-porosie nga Italia. I radhës që u denoncua nga PD ishte kryetari i bashkise Mallakastër, Qerim Ismaili. Opozita publikoi dokumente që vërtetonin se ai ishte dënuar në Greqi për rrahje ne vitin 2000.

Agron Malaj, kryetari i bashkisë Mat nuk duhet të ishte lejuar për të kandidiuar, pasi ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje.

Partia Demokratike kërkon largimin edhe të Lefter Allës, qytetar i parë i Bulqizës. Sipas një videoje të bërë publike nga gazetari Artan Hoxha, pretendohet se Alla është duke konsumuar kokainë. Partia Demokratike thotë se po verifikon edhe disa kryebashkiakë të tjerë.

Etiketimet

Kreu i Shoqatës të Jetimëve: Problemi kryesor është baza ligjore

Lulzim Resuli, kreu i Shoqatës Kombëtare të Jetimëve në Shqipëri tha për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se fëmijët me mungesën e kujdesit prindëror kanë...

Kreu i ISHSH-së: Duhet riparë kufiri minimal i pensioneve familjare

Astrit Hado, kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore tha se pensioni për fëmijët jetim varion dhe bazohet te vitet e sigurimeve që ka prindi...

Rusia: Lirojmë portet në Detin e Zi nëse rishikohen sanksionet

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se do të konsiderojë hapjen e porteve të Ukrainës në Detin e Zi -  duke ulur kështu...

TË FUNDIT

Presidenti i KE sot në Tiranë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel do të jetë sot në Tiranë. Ai do të pritet nga kryeministri Edi Rama në orën 10:15 në...

1 mijë lekë ndihmë për dy fëmijët jetimë, nëna: Është qesharake

Dorina Prendi, nënë e dy fëmijëve jetimë, po kalon periudhën më të vështirë të jetës, pas humbjes së bashkëshortit 4 vite më parë. “Ne para...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER