Rama në Bruksel: Mbështetja e KE-së për Shqipërinë shkon përtej “Konferencës së Donatorëve”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një ditë pas takimit me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaron se plani i saj për Konferencën e Donatorëve nuk shkon deri në 17 shkurt, por edhe më tej.

“Mbrëmë takuam Ursula von der Leyen, një zonjë me një karrierë të admirueshme dhe njohëse të çështjeve europiane, e cila bujarisht që na mundësoi një bashkëbisedim shumë të hapur që zgjati për rreth dy orës. Qëllimi parësor i vizitës, ishte adresimi i problematikës pas tërmetit me fokus konferencën e donatorëve, që është thirrur pikërisht nga presidentja e Komisionit në Bruksel në 17 shkurt.

 Ishte një bisedë, që në fillim kishte një pjesë të madhe informative  dhe ne informuam për të gjitha aspektet e punës sonë  në trajtimin e problematikës pas tërmeti, që nga trajtimi i familjet e prekura tek raporti i dëmeve, që po finalizohet së shkruari në bashkëpunimi me ekspertë e BE, OKB dhe Bankës Botërore tek masterplani i rindërtimit dhe të gjitha planet vendore për të gjitha zonat e prekura, kalendari i të gjithë këtij procesi dhe natyrisht dhe plani ynë i financimit të këtij operacion masiv rindërtimi, që po të shohim dëmet tejkalon mundësitë tona.

Serioziteti me të cilën po organizohet Konferenca e Donatorëve është maksimal. Plani i Presidentes Von der Leyen shkon përtej konferencës, pra edhe më pas do të punojmë së bashku” ”- tha z. Rama.

Nga Brukseli, shefi i qeverisë shqiptare, z. Edi Rama ka thënë se negociatat e Shqipërisë do të varen sërish nga debati i  brendshëm mes vendeve të Bashkimin Europian mbi zgjerimin dhe jo nga arritjet apo mosarritjes e vendit tonë.

“Presidentja ka një strategji konkrete për objektivin e çeljes së negociatave, ndërkohë është po kaq e sigurt se  sidoqoftë  fati i vendimit mbi çeljen e negociatave do të varet nga ecuria e debatit të brendshëm të BE mbi vetveten dhe mbi të ardhmen e të gjithë procesit të zgjerimit. Megjithatë strategjia e negociatave është vetëm një pjesë e strategjisë së Komisionit të ri për nxitjen e bashkëpunimi rajonal për Ballkanin Perëndimor”-tha z. Rama.

Kryeministri thekson faktin se Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen është entuziaste për të çuar përpara marrëveshjen e Berlinit, me synim mbështetjen e Minishengenit Ballkanik në aspektin politik dhe atë financiar.

Konferenca e Donatorëve dhe ndihma për Shqipërinë

Konferenca e Donatorëve do të zhvillohet me 17 shkurt në Bruksel, ndërsa përmes saj do synohet mbledhja e fondeve për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmeti të vitit të kaluar. Tërmeti i 26 nëntorit 2019 shkaktoi pasoja të rëndë mbi shoqërinë shqiptare, ku krahas jetëve të humbura, shumë banesa në Durrës, Thumanë dhe në qarkun e Lezhës u shkatërruan dhe qytetarët mbetën në qiell të hapur.

Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama para se të zhvillonte një takim me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ishte në Itali dhe Gjermani, prej ku mori dhe mbështetjen e tyre për ndihmë financiare për Konferencën e Donatorëve.

Shuma paraprake e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit sipas kryeministrit shqiptar e kalon shifrën e 1 miliard eurove. Nga ana tjetër, opozita e bashkuar ka kritikuar vazhdimisht qeverinë shqiptare pasi sipas saj, kjo e fundit nuk ka bërë asgjë konkrete për të ndihmuar të prekurit e tërmetit.


Etiketimet

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Danimarka planifikon heqjen e çdo mase kundër COVID

Danimarka planifikon të heqë kufizimet kundër COVID-19 më 1 shkurt. Ky vendim vjen në një kohë kur në vend konfirmohen shifra të larta infektimesh çdo...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER