Patentat shqiptare do të njihen në Greqi, parlamenti helen miraton marrëveshjen

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Parlamenti grek ka ratifikuar ditën e sotme njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Greqisë. Lajmin e ka bërë të ditur ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një reagim në Facebook. Z. Cakaj shpjegon se kjo marrëveshje lehtëson lëvizjen e shtetasve grekë dhe shqiptarë, si dhe kursen kohën e tyre nga procedurat e zgjatura dhe paratë e shumta për pajisjen me leje drejtimi.

“Ratifikimi i kësaj marrëveshje është në frymën e përpjekjeve të diplomacisë shqiptare për të ndërlidhur objektivat madhorë të politikës së jashtme me çështjet ditore të shqiptarëve”, – thekson në mbyllje të postimit të tij z. Cakaj.

Lajmin për njohjen e patentave shqiptare nga Greqia dhe Gjermania e dha një ditë më parë kryeministri Edi Rama, i cili përmes një statusi në faqen e tij në Facebook sqaroi se një nga temat që ishte prekur gjatë takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel në Bruksel, ishte edhe njohja e patentave shqiptare në Gjermani.

“Ju informoj të gjithëve se e kam biseduar këtë kërkesë, zyrtarisht të kahershme në fakt, por për herë të parë drejtpërdrejtë me kancelaren dje. Dhe në shkurt vjen një mision nga Ministria e Transporteve të Gjermanisë, për të bërë një raport në funksion të procedurës që do të kryhet nga qeveria federale për njohjen e patentave”, – shkroi kryeministri.

Kreu i qeverisë konfirmoi në të njëjtën kohë edhe lajmin tjetër po aq të rëndësishëm, që lidhet gjithashtu me njohjen e patentave në shtetin helen.


Etiketimet

Danimarka planifikon heqjen e çdo mase kundër COVID

Danimarka planifikon të heqë kufizimet kundër COVID-19 më 1 shkurt. Ky vendim vjen në një kohë kur në vend konfirmohen shifra të larta infektimesh çdo...

Mungesa e kuorumit në Gjykatën e Lartë mban ‘peng’ Kushtetuesen

Procedurat për zgjedhjen e 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese kanë ngecur për shkak të mungesës së kuorumit në Gjykatën e Lartë. Aktualisht Gjykata e Lartë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER