Gjyqi për “duty free” në Rinas mban peng prej 7 muajsh kompaninë e cila fitoi tenderin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vendimi për procesin gjyqësor për administrimin e zonës së dyqaneve “duty free” në aeroportin “Nënë Tereza”, do të mësohet në datën 11 shkurt.

Ky gjyq prej disa muajsh po mban pezull fillimin e aktivitetit të kompanisë amerikane International Cruise Duty Free, e shpallur fituese e garës së hapur nga aeroporti në korrik të vitit të kaluar.

Kjo seancë është ndjekur nga afër edhe nga tre përfaqësues të ambasadës amerikanë. Palët paraqitën argumentet e tyre përfundimtare. Konflikti për menaxhimin e këtyre e bizneseve nisi në korrik të vitit të kaluar. Përmes një serie lëvizjesh dhe padish në gjykata, “Albania Duty Free Distribution”, kompania e cila ka administruar zonën “duty free” që prej viteve 2000, nuk u largua.

Kjo kompani zotërohet nga Elona Caushaj, bashkëshortja e gjyqtarin Gjin Gjoni, një emër mjaft i përfolur në drejtësinë shqiptare.

Ministria e Financave u detyrua ta revokonte licencën, duke qenë se ndër të tjera, kjo kompania nuk kishte më kontratë qiraje me aeroportin. Por lëvizjet e ministrisë u bënë shkas që “Albania Duty Free Distribution”, të ngrinte një tjetër padi për heqjen e licencës në Gjykatën Administrative. Gjyqtari Avni Sejdi vendosi pezullimin e efekteve të vendimit të ministrisë, deri në zgjidhjen e çështjes në themel.

Por zvarritja e këtij procesi ka sjellë si rezultat vështirësinë e bizneseve të huaja që të operojnë në Shqipëri. Ky shqetësimin u ngrit edhe nga përfaqësues të dhomës amerikane në Shqipëri në fund të seancës.

Etiketimet

Danimarka vendos taksën e karbonit

Parlamenti danez miratoi sot një taksë të re të karbonit, më e larta në Evropë, që do të paguhet nga kompanitë në sistemin evropian...

Vetëm tre serbë dalin në protestë kundër marrëveshjes për energjinë në Veri

Nën sloganin “Kush po e fikë dritën në veri”, vetëm tre qytetarë, anëtarë të Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe”, kanë protestuar sot në veri të...

Restaurimi i Notre Dame, nis puna për pastrimin e xhamave me ngjyra

Të pistë, të nxirë e të pluhurosur. Xhamat me ngjyra të dritareve të Notre Dame, në Paris, kanë nevojë për restaurim. Pasi i mbijetuan...

TË FUNDIT

Liderët thirrje të përshpejtohet anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE

Liderët e 27-të të BE-së përfunduan samitin dyditor të qershorit duke miratuar sot konkluzionet, gjatë të cilit i dhanë statusin kandidat Ukrainës dhe Moldavisë,...

Republikanët përshëndesin vendimin e abortit 

Dhjetra republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve u mblodhën në një konferencë shtypi të premten për të festuar vendimin e Gjykatës së Lartë që eliminon...