Shfrytëzimi i dyqaneve “duty free”, Gjykata rrëzon kompaninë amerikane, reagon ambasada

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Gjykata Administrative ka pranuar padinë e kompanisë që menaxhon dyqanet “duty free” në aeroportin e Rinasit, duke rrëzuar urdhrin e Ministrisë se Financave për revokimin e licencës ndaj kompanisë “Albania Duty Free Distribution”.

Pas këtij vendimi, kompania amerikane “International Cruise Duty Free” nuk mund të ushtrojë aktivitetin e saj, edhe pse fitoi një garë ndërkombëtare për shfrytëzimin e këtyre bizneseve.

Gjyqtari Avni Sejdi e ka cilësuar si të paligjshëm urdhrin e ministrisë, i cili është shkaku i të gjithë kësaj situate. Në fund të vendimit ai i ftoi palët ta lexojnë dhe të kuptojnë ku fle lepuri.

Seanca u ndoq edhe nga disa përfaqësues të ambasadës amerikane dhe përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Në fund të seancës, presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço tha se ky vendim është zhgënjyes dhe tregon se klima e biznesit në Shqipëri nuk është e duhura.

Një reagim për vendimin pati edhe ambasada amerikane në Tiranë.

“Është zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të zbatojë rregulla të drejta dhe transparente në mënyrë të barabartë për të gjitha bizneset. Shpresojmë që qeveria e Shqipërisë të shqyrtojë seriozisht sfidat në mjedisin aktual dhe të zbatojë ndryshime të prekshme, për të tërhequr investimet e huaja shumë të nevojshme”, – thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

Konflikti për menaxhimin e këtyre e bizneseve nisi në korrik të vitit të kaluar, kur kompania amerikane “International Cruise Duty Free” fitoi garën mes disa kompanive për të menaxhuar dyqanet. Përmes një serie lëvizjesh dhe padish në gjykata, “Albania Duty Free Distribution” nuk u largua.

Kjo kompani zotërohet nga Elona Caushaj, bashkëshortja e gjyqtarin Gjin Gjoni, një emër mjaft i përfolur në drejtësinë shqiptare. Ministria e Financave u detyrua ta revokonte licencën, duke qenë se ndër të tjera, kjo kompania  nuk kishte më kontratë qiraje me aeroportin. Por lëvizjet e ministrisë u bënë shkas që “Albania Duty Free Distribution” të ngrinte një tjetër padi për heqjen e licencës në Gjykatën Administrative.


Etiketimet

Danimarka vendos taksën e karbonit

Parlamenti danez miratoi sot një taksë të re të karbonit, më e larta në Evropë, që do të paguhet nga kompanitë në sistemin evropian...

Vetëm tre serbë dalin në protestë kundër marrëveshjes për energjinë në Veri

Nën sloganin “Kush po e fikë dritën në veri”, vetëm tre qytetarë, anëtarë të Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe”, kanë protestuar sot në veri të...

Restaurimi i Notre Dame, nis puna për pastrimin e xhamave me ngjyra

Të pistë, të nxirë e të pluhurosur. Xhamat me ngjyra të dritareve të Notre Dame, në Paris, kanë nevojë për restaurim. Pasi i mbijetuan...

TË FUNDIT

Danimarka vendos taksën e karbonit

Parlamenti danez miratoi sot një taksë të re të karbonit, më e larta në Evropë, që do të paguhet nga kompanitë në sistemin evropian...

Vetëm tre serbë dalin në protestë kundër marrëveshjes për energjinë në Veri

Nën sloganin “Kush po e fikë dritën në veri”, vetëm tre qytetarë, anëtarë të Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe”, kanë protestuar sot në veri të...

Restaurimi i Notre Dame, nis puna për pastrimin e xhamave me ngjyra

Të pistë, të nxirë e të pluhurosur. Xhamat me ngjyra të dritareve të Notre Dame, në Paris, kanë nevojë për restaurim. Pasi i mbijetuan...

Liderët thirrje të përshpejtohet anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE

Liderët e 27-të të BE-së përfunduan samitin dyditor të qershorit duke miratuar sot konkluzionet, gjatë të cilit i dhanë statusin kandidat Ukrainës dhe Moldavisë,...

Republikanët përshëndesin vendimin e abortit 

Dhjetra republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve u mblodhën në një konferencë shtypi të premten për të festuar vendimin e Gjykatës së Lartë që eliminon...