PD kërkon qeveri kujdestare për organizimin e zgjedhjeve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partia Demokratike i është rikthyer propozimit për krijimin e një qeverie kujdestare. Ditën e sotme, anëtarët e PD-së në këshillin politik për reformën zgjedhore argumentuan propozimet e tyre për garantimin e votës së lirë

Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso dhe Enkelejt Alibeaj prezantuan tre drafet që sipas tyre, sigurojnë votën gjatë proceseve zgjedhore, dhe për të arritur këtë, demokratët kërkojnë një qeveri kujdestare të cilën e qartësuan që në fillim e si duhet të formohet.

 “Ta saktësojmë që në fillim, qeveria kujdestare nuk është një koalicion ndërmjet maxhorancën dhe opozitës. Në kushtet aktuale një qeveri kujdestare, Edi Rama nuk është kryeministër”, u shpreh z. Bylykbashi.

Për të larguar ato që opozita i cilëson të fortët nga vota e lirë, Partia Demokratike propozon ashpërsim të ligjit të dekriminalizimit, ku në lupën e vetë deklarimit të mos jenë vetëm kandidatët në zgjedhje.

“Propozimi ynë që dekriminalkizimi të shtrihet jo vetëm në administratën zgjedhore por përtej kësaj. edhe pjesë të stafit të fushatës së subjekteve. kini parasysh çunat problematik që i ngjiten si këpushë subjekteve zgjedhore në fushata zgjedhore”, tha z. Alibeaj.

Për sa i përket mundësisë së një ndarje të re administrative, përfaqësuesit e PD-së theksuan se ndarja aktuale ka çeduar por nuk është prioriteti parësor i reformës zgjedhore.


Etiketimet

Britania eksperimenton javën me 4 ditë punë, pa shkurtim page

Në Mbretërinë e Bashkuar do të testohet mundësia që punonjësit të punojnë një ditë më pak në javë. Punonjësit do të punojnë 32 orë, në vetëm 4...

A do të nominohet filmi ‘Zgjoi’ për Oscars 2022?

Më 27 janar Akademia e Oscars do të fillojë votimin për nominimin e filmave. Në këtë votim merr pjesë edhe Kosova me filmin ‘Zgjoi’. Përzgjedhja e...

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER