Përgjimet nga policia, ish-drejtuesi kundër, ndryshim antikushtetues

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në nenin 131 të ligjit për policinë parashikohet ndryshimi që do t’i japë të drejtë uniformave blu që të bëjnë përgjime pa pasur nevojë për një urdhër prokurori.

Drafti në fjalë i jep të drejtë policisë që të kryejnë tri lloje përgjimesh: ambiental në ambiente publike apo në mjetet e transportit publik, përgjim me foto dhe video si edhe mbikëqyrjen e fshehtë të personave të dyshuar për kryerjen e veprimtarive kriminale.

Vetëm përgjimi i telefonit dhe komunikimeve të tjera elektronike do të bëhet me autorizimin nga Prokuroria, pa prekur ligjin që është në fuqi.

Sipas projektligjit, autorizimi për këto lloje përgjimesh do të zgjasë për tri muaj me të drejtë shtyrje 1 herë më 3 muaj të tjerë.

 “Mendoj që është tërësisht antikushtetues, pasi autorizimin për përgjime duhet ta japë një organ kushtetues, që është prokuroria.

Marrja e kësaj kompetence lë vend për abuzime. Për sa kohë veprime të tilla bëhen nga institucione që kanë varësi nga ekzekutivi, lë vend për të dyshuar për abuzime për kundërshtarin politik, për njerëz të caktuar apo selektime”, tha Emri Vata, ish-drejtues në polici.

Ish-drejtuesi i policisë Emri Vata shprehet skeptik edhe sa i takon Operacionit Forca e Ligjit.

 “Ngarkesë e tepruar e SPAK-ut për të mos u marrë me objektivin kryesor të saj. Dyndja e dosjeve nga OFL-ja tek SPAK-u e ngarkon shumë me kapacitetet që ka duke u marrë me makinat e bllokuara, dhe SPAK-u del jashtë funksionit që ka”, tha ish-drejtuesi i policisë.

Sa i takon përgjimeve, në projektligj i lihet afat ministrit të Brendshëm, prokurorit të përgjithshëm dhe drejtuesit të SPAK të nxjerrin një udhëzim të përbashkët për përdorimin e masave të veçanta si dhe aktet nënligjore brenda 3 muajve nga miratimi.

Etiketimet

Starbucks mbyll të gjitha kafenetë e saj në Rusi

Gjigandi i kafesë Starbucks thotë se ka dalë nga Rusia dhe nuk do të jetë më i pranishëm atje, sipas një njoftimi për shtyp...

Zbulohet laborator me mbi 10 mijë bimë kanabis në veri të Kosovës

Policia e Kosovës gjatë një aksioni për goditjen e kontrabandës në veri të vendit, ka zbuluar një laborator për kultivimin e kanabisit. Ministri i Punëve...

Rastet e fundit pozitive me COVID vetëm në 3 qarqe

Gjatë ditës së fundit në Shqipëri janë identifikuar 17 raste pozitive me COVID-19 nga kryerja e 623 testimeve. Të gjitha rastet janë zbuluar vetëm në...

TË FUNDIT

Të martën caktohet data për raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit

Konferenca e Kryetarëve pritet të mblidhet mesditën e së martë për të caktuar datën e mbajtjes së raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit...

Rama-opozitës: Do ta votojmë ligjin për Butrintin, s’mund ta mbani peng

Kryeministri Edi Rama mbrojti në Kuvend marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Rama iu drejtua me tone të ashpra opozitës duke thënë se...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER