U arrestua me armë pranë PS, Gjykata e Tiranës lë në burg Vladimir Gjutën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Tiranës ka caktuar këtë të enjte masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Vladimir Gjuta, i cili u arrestua nga Policia e Shtetit pak ditë më parë pranë selisë së Partisë Socialiste. Në momentin e arrestimit, Vladimir Gjuta mbante me vete një armë si dhe një sasi prej 120 mijë eurosh, ndërsa ai akuzohet për “armëmbajtje pa leje” dhe për  “pastrim parash”.

Me anë të avokatit të tij, Vladimir Gjuta ka pretenduar se armën e mbante  për mbrojtje personale, ku dhe ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike aludimet për një atentat të mundshëm ndaj kryeministri të Shqipërisë, z. Edi Rama.

Avokati i Vladimir Gjutës, Naim Gjuta theksoi se klienti i tij ndodhej afër Partisë Socialiste për të këmbyer një shumë parash, të cilat sipas tij, janë të ligjshme dhe nuk kanë asnjë lidhje me akuzën e ngritur nga Prokuroria.

 “S’ka lidhje me kryeministrin, ndodhej aty për të këmbyer shumën e parave që i ka të ligjshme nga bizneset e familjes”- mësohet të ketë deklaruar gjatë seancës avokati, Naim Gjuta.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati tha se Valdimir Gjuta ka deklaruar se paratë që mbante me vete ishin  kursime familjare dhe të ardhura të siguruara nga veprimtaria e biznesit. Pas arrestimit, Policia ushtroi kontrolle në banesën e Vladimir Gjutës, ndërsa gjeti një sasi tjetër parash.


Etiketimet

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Danimarka planifikon heqjen e çdo mase kundër COVID

Danimarka planifikon të heqë kufizimet kundër COVID-19 më 1 shkurt. Ky vendim vjen në një kohë kur në vend konfirmohen shifra të larta infektimesh çdo...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER