Koncesioni i check up-it në SPAK, PD ngre 7 akuza për Beqjan dhe Manastirliun

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partia Demokratike ka dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, kallëzimin penal për koncesionin e check upit. Duke e konsideruar atë si një vendim korruptiv, selia blu ka kallëzuar në SPAK dhjetë persona, mes të cilëve ish-Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ministren aktuale të Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu dhe aksioneren e kompanisë përfituese. 

Ata ngarkohen me 7 akuza, që nga korrupsioni aktiv dhe pasiv, shpërdorimi i detyrës deri tek përfitimi i paligjshëm. Sipas PD-së, kallëzimi penal ka analizuar me prova dhe fakte shkeljen e ligjit  në procedurën e dhënies në koncesion dhe përzgjedhjes së fituesit, si dhe në periudhën e zbatimit të kontratës.

Në kallëzim evidentohet se Ministria e Shëndetësisë ka shkelur procedurat ligjore për shpalljen e fituesit dhe lidhjen e kontratës, si dhe ka shpallur fitues ofertuesin me çmimin më të lartë, duke sjellë dëm të lartë financiar për Buxhetin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor.

“Sipas provave të administruara rezulton se Ministria e Shëndetësisë, ka pasur ngut të pashpjegueshëm për të përfunduar, në mënyrën e parapërcaktuar, këtë procedurë koncesionare. Ajo ka prezumuar mungesën e ankimit nga operatorët e tjerë, fakt ky që provon se e gjithë procedura koncesionare ka qenë fiktive dhe fituesi ishte paracaktuar”, thuhet në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD ,Gazment Bardhi.

Sipas PD-së, shkeljet nuk janë kryer vetëm për shkak të paaftësisë, por pas fshihet interesi financiar dhe ekonomik, që i detyron zyrtarët të mos kryejnë detyrën dhe lejojnë shkeljen e kontratës.


Etiketimet

Berisha akuzon ambasadoren Kim se po mbështet ‘prokurime direkte’

Berisha mesazh për Kim: As për 100 vjet s’do gjejnë prova ndaj meje Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar me demokratët e Patosit në 31-vjetorin e themelit të degës së Partisë Demokratike....

Në Shqipëri rregullimi i dhëmbëve është itinerar i një pakete turistike

Turizmi dentar po zhvillohet gjithnjë e më shumë në Shqipëri. Përveç shërbimeve dentare, pacientëve u ofrohen paketa të mirëfillta turistike nga klinikat dhe agjencitë...

Banorët e Kievit nuk i tremben luftës

Pronarët e bizneseve, shkrimtarët, por edhe qytetarët e thjeshtë në Kiev vijojnë të ndjekin rutinën e përditshme, pavarësisht kërcënimit për një pushtim rus. Për poetin...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER