Kryetarja e Bashkisë Laç, Cara: Projekti për ndërtimin e 500 banesave nga Turqia finalizohet më 25 shkurt

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveria e Turqisë do të angazhohet për ndërtimin e 504 apartamenteve në Laç për banorët që humbën banesat nga tërmeti i 26 nëntorit. Ky angazhim u përsërit dhe gjatë Konferencës së Donatorëve në Bruksel nga përfaqësuesi i qeverisë turke, i cili tha se në total bëhet fjalë për një investim prej 45 milionë euro.

Kryetarja e Bashkisë së Laçit, Majlinda Cara duke folur për Euronews Albania shprehet se, pas marrëveshjes së firmosur mes dy qeverive më 11 janar, ka nisur procedura për përgatitjen e zonës për zhvillim në Kurbin.

“Në fund të janarit u ofrua zona për zhvillim. Nuk di të them datën e vendosjes së tullës së parë, por ne po përshpejtojmë gjithë procedurat. Tashmë jemi në fazën përmbyllëse të planit të detyruar urbanistik vendor, ku afati i fundit është 25 shkurt. Jemi në fazën e shpronësimit të objekteve që gjenden në zonën e zhvillimit, pas kësaj date do të finalizohet dhe projekti që do të jepet për ndërtim”, deklaroi znj. Cara.

Të gjitha apartamentet që do të ndërtohet nga Enti turk i Banesave do të jenë të pozicionuara në një lagje të vetme, që do të jetë një lagje e re e qytetit të Laçit. Kryetarja e Bashkisë bëri të ditur se, numri i personave që kanë mbetur të pastrehë janë 3 858 banorë nga pallatet e shpallura të pabanuara ose thënë ndryshe 1 996 familje.

Kjo do të thotë se, angazhimi i qeverisë turke për ndërtimin e një lagjeje të re në Laç, nuk mund të zgjidhë plotësisht problemin e strehimit të krijuar nga dëmet e tërmetit të 26 nëntorit, pasi nga një përllogaritje e thjeshtë mbeten për t’u strehuar dhe rreth 1500 familje që kanë humbur apartamentet.


Etiketimet

Danimarka planifikon heqjen e çdo mase kundër COVID

Danimarka planifikon të heqë kufizimet kundër COVID-19 më 1 shkurt. Ky vendim vjen në një kohë kur në vend konfirmohen shifra të larta infektimesh çdo...

Mungesa e kuorumit në Gjykatën e Lartë mban ‘peng’ Kushtetuesen

Procedurat për zgjedhjen e 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese kanë ngecur për shkak të mungesës së kuorumit në Gjykatën e Lartë. Aktualisht Gjykata e Lartë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER